Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Fushata 'Meat free Monday'

Fushata 'Meat free Monday'

Fushata 'Meat free Monday'

Te enjten e kaluar, fushata e Paul McCartney’s ‘Meat Free Monday’ ka promovuar nje film te ri te shkurte ‘One Day a Week’. Kjo fushate per qellime jo profitabile eshte filluar nga Paul dhe dy vajzat e tij ne vitin 2009, dhe synon te rrise ndergjegjen tone per ndikimin e demshem mjedisor qe ka konsumi i mishit dhe per te inkurajuar njerezit qe te ruajne burimet e cmuara natyrore dhe te permiresojne shendetin e tyre duke pasur te pakten nje dite ne jave pa mish.

Filmi ‘One Day a Week’ nxjerr ne pah rolin e demshem qe bujqesia e kafsheve luan ne perkeqesimin e shendetit te mjedisit tone dhe inkurajon njerezit te ndihmojne ne ngadalesimin e ndryshimeve klimatike duke konsumuar me pak mish.

Per nje kohe te gjate une e kam pyetur vehten se cili mund te eshte kontributi im ne kete shqetesim global? Pas informatave te shumta inkurajuese qe i kam mesuar nga burime te ndryshme une vendosa qe gradualisht ti shmangem konsumit te mishit dhe te gjitha produkteve qe vijne nga kafshet. Ishte nje proces i ngadalshem por me vlere per shendetin tim dhe ambientin. E vetmja gje qe e deshiroj eshte qe ta kisha bere kete ndryshim me heret. Benefitet  e kesaj menyre te jeteses jane vetem pozitive dhe fenomenale.

Shume nga ju ndoshta jeni ne te njejtin rrugetim si une, duartrokitje per ty! Nese keni hamendje dhe ende jeni skeptik per menyren e jeteses duke konsumuar vetem ushqime ne baze bimore ose vegane, atehere provoni qe ti shmangeni te gjitha prodhimeve qe vijne nga kafshet vetem per nje dite ne jave. Une ju inkurajoj qe te provoni se vetem mund te fitoni shendet me te mire per vehten, familjen e juaj si dhe do te kontribuoni ne shendetin e planetes sone.

Shpresoj dhe besoj se secili nga ju do te keni vullnet dhe deshire qe ti bashkangjiteni kesaj fushate ‘Meat Free Monday’.

Nese ju jeni nga ata personat e tipit qe thuani “Hajt se ja nisi neser”, nisja neser pra. Veq nisja e mos humb kohe. Nese ja ke nise e po ndihesh mire, te lutem shperndaje me miqte tuaj!

Keto jane disa nga recetat e mia vegane qe mund te ju sherbejne si ide ne pregaditjen e ushqimeve per ju:
Pasul me domate
Rizoto me kepurdha ne furre
Gjelle vegjetariane
Supe dimri me kungull
Sallate me patate, shpargull & avokado

Shendet dhe dashni ❤

Viosa

 

Foto e lule margarites eshte kredit i Aaron Burden.

 

 





 

Cka eshte Dieta ne Baze-Bimore?

Cka eshte Dieta ne Baze-Bimore?

Acidet yndyrore omega-3

Acidet yndyrore omega-3

0