Cka eshte Dieta ne Baze-Bimore?
Cka eshte Dieta ne Baze-Bimore?
Se pari do te sqaroj se cka do te thote fjala “diete” kur flitet per Dieten ne Baze-Bimore. Diete nuk do te thote nje regjim i perkohshem qe ju ben te zemeruar, fajtor dhe te zhgenjyer. Diete eshte se me cka ushqehemi cdo dite gjate tere jetes, dhe ketu do te thote ushqimi nga e bukura Nena Natyre e jo nga laboratoret.
Cila eshte Dieta ne Baze-Bimore?
Ushqimet te cilal jane minimalisht te procesuara ose aspak te procesuara – perimet, pemet, farat, frutat arrore, dritherat si dhe bishtajoret. Baze-Bimore do te thote te gjitha ushqimet qe vijne nga toka dhe drunjet. Kjo diete perjashton ushqimet me origjine shtazore, duke perfshire produktet nga pula dhe peshku, produktet e qumeshtit, vezet, si dhe te gjitha ushqimet qe jane shume te procesuara, miellrat e zbardhur, sheqeri dhe vajrat e procesuara.
Pse duhet konsideruar Dieten ne Baze-Bimore
Secili nga ne ka marredhenie te ndryshme me ushqimin, me zakone, varesi dhe kujtime te ndryshme te lidhura me te. Prandaj sikur edhe cdo marredhenie, duhet pune, mendje e hapur dhe te verteta qe ndonjehere jane te veshtira.
Varesisht nga personaliteti juaj dhe niveli motivues si dhe reagimi i trupit tuaj, jane disa menyra se si ju mund ta pervetesoni kete stil te jeteses. Disa njerez bejne pjese e grupit qe menjehere i pervetesojne ndyshimet pa aspak hezitim, derisa pjesa tjeter ben pjese ne grupin e atyre qe bejne ndryshime me hapa te ngadalshem.
Ndryshimet asnjehere nuk jane te lehta, mirepo une ju them qe ja vlen te provoni. Me rendesi eshte te keni motivim, informatat e duhura si dhe perkrahjen a familjes dhe shoqerise.
Nese keni nevoje per inspirim, keta jane disa filma dokumentare qe mund ti shiqoni:
NEW! Vegan 2017
Shendet dhe dashni ❤
Viosa