Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Cilat jane dietat vegjetariane?

Cilat jane dietat vegjetariane?

Cilat jane dietat vegjetariane?

Edhepse kane dallime shume te vogla, ekzistojne prova se vegjetarianizmi, veganizmi dhe dieta me baze bimore (plant-based diet), dhurojne shume perfitime te konsiderueshme shendetesore. Qe te tri dietat e perjashtojne mishin shtazor nga konsumi teresisht, mirepo jo edhe nen produktet e tyre. Per kete arsye duhet te ceken definicionet e sakta te ketyre dietave qe jane ngushte te lidhura mes veti por qe secila nga keto ka detaje specifike te cilat do te ju ndihmojne te beni krahasimet mes tyre dhe te zgjedhni ate qe eshte me e mira per ju.

Cka eshte Dieta Vegjetariane?

Sipas Shoqates Vegjetariane, vegjetarian eshte dikush qe nuk konsumon asnje lloj mishi shtazor, peshk, butake ose produkte qe jane nen produkte te therrjes se kafsheve.  

Dieta vegjetariane permban sasi te ndryshme te pemeve, perimeve, dritherave, bishtajoreve, arrorreve si dhe farave. Perfshirja e prodhimeve qumeshtore dhe vezeve varet nga lloji i dietes vegjetariane qe ndjek.

Nga aspekti etik, vegjetarianet e kundershtojne vrasjen e kafsheve per ushqim, mirepo e arsyetojne konsumin e nenprodukteve te kafsheve sic jane qumeshti, vezet, perderisa kafshet mbahen ne kushte adekuate.

Llojet me te zakonshme te dietave vegjetariane perfshijne:
Lacto-ovo vegjetariane: Vegjetarinet te cilet shmangin te gjitha llojet e mishit, por konsumojne prodhime qumeshti dhe veze.

Lacto vegjetariane: Vegjetarianet te cilet shmangin te gjitha llojet e mishit dhe vezet, por konsumojne prodhime nga qumeshti.

Ovo vegjetariane: Vegjetarianet te cilet shmangin te gjitha llojet tjera te ushqimeve nga kafshet perveq vezeve.

Vegane: Vegjetariane te cilet shmangin te gjitha produktet dhe nen produktet e kafsheve.

Diete me baze bimore (DBB): Inkurajon konsumin e ushqimeve  bimore ne formen e plote te tyre, posaqerisht perimet, pemet, bishtajoret, farat dhe arroret.


Cka eshte Dieta Vegane?

Dieta vegane mund te quhet si forma me strikte e vegjetarianizmit.

Sipas Shoqates Vegane, veganizmi definohet si forme e te jetuarit qe tenton te shmang te gjitha format e eksploatimit te kafsheve dhe keqtrajtimit te tyre.

Veganet besojne se kafshet kane te drejte te jene te lire nga perdorimi njerezor, si per ushqim,  veshembathje, shkence ose argetim. Per kete arsye, ata kerkojne qe te perjashtojne te gjitha nenproduktet e kafsheve, pavaresisht kushteve ne te cilat kafshet strehohen sepse besojne se kjo ka ndikim te madh ne shendetin e tyre si dhe mjedisin.

Dieta vegane jo vetem qe perjashton mishin e kafsheve, por i perjashton dhe prodhimet e qumeshtit, vezet si dhe produktet qe prodhohen nga kafshet. Ketu perfshihen xhelatina, mjalta, kazeina, hirra si dhe disa forma te vitamines D3.

Cka eshte dieta me baze bimore (DBB)?

Menyra e te ushqyerit shendetshem e bazuar ne bime ka per qellim te maksimizoje konsumin e ushqimeve bimore qe permbajne lende ushqyese perderisa ushqimet e perpunuara dhe vajrat konsumohen ne sasi minimale dhe ushqimet shtazore (perfshire produktet e qumeshtit, vezet dhe nenproduktet shtazore) jane te perjashtuara teresisht. Kjo inkurajon konsumin e shume perimeve (te fresketa ose te pregaditura), pemeve, fasuleve, thjerrezave, sojes, farave si dhe arroreve.

Personat qe ndjekin dieten me baze bimore pike se pari ushqehen keshtu per shendetin e tyre, per te parandaluar semundjet kronike ose per tu sheruar nga semundjet dhe crregullimet kronike; per kete arsye ushqimet e procesuara nuk perfshihen ne kete diete.

Edhepse permbajne fjalen “diete” kur flitet per keto menyra te ushqyerit, asnjera nga keto nuk jane lloje te dietave. Ato jane stile te ngrenit dhe nuk kane aspak te bejne me kufizimin e kalorive ose numerimin e karbohidrateve dhe proteinave.

Pra, secila nga keto stile te ushqyerit do te ju sjelle perfitime dhe gjithsesi te shendetshme dhe me shije. Nese keni vullnet dhe deshire per te  ndryshuar stilin e te ushqyerit tuaj atehere mendoni vetem cili eshte qellimi juaj perfundimtar dhe duke bere cdo dite hapa te vegjel drejt atij qellimi. Se pari mund te filloni te zvogeloni sasine e mishit vetem nje dite ne jave e te shtoni sasine e ushqimeve me baze bimore. Me cdo hap te suksesshem drejt qellimit tuaj, ju filloni te vereni ndryshime. Perqafoni kete stil te jetes, sepse do te fitoni shendet optimal dhe do te beni ndikim te rendesishem ne planetin tone.

Mos keni frike te shkoni ngadale, keni frike te qendroni ne nje vend.
— Proverb kinez
Perfitimet nga Quinoa

Perfitimet nga Quinoa

Mufin me karrote & molle (V + PG)

Mufin me karrote & molle (V + PG)

0