Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Supe minestrone me presh

Supe minestrone me presh

Supa e nxehte ne keto dite te ftohta eshte pa dyshim ushqim shume i preferuar. Supa minestrone pregaditet me perime te ndryshme dhe si cdo supe vegjetale, shija e kesaj supe permiresohet nese qendron pak. Ky verzion i supes minestrone eshte i mbushur me plot fibra dhe proteina, prandaj te jep ndjenjen e ngopjes.   

Perberesit

1 luge vaj kokosi ose ulliri
1 presh**
2 thelba huder
1 kungulleshe
1-2 karrota
2 kanaqe te vogla fasule e bardhe (cannellini*)
5-6 gota leng supe perimesh ose uje
1 gote bizele
½ leng limoni
kripe + biber i zi
1 lugez trumze
1 lugez rozmarine
spanaq ose gjethe tjera

Pregaditja

Te gjitha perimet pastrohen mire dhe copetohen ne kube te vogla.

Ne tenxhere qitet vaji dhe preshi per tu ferguar rreth 10 minuta.

Shtohen te gjitha perimet tjera perveq bizeleve dhe fergohen edhe pak

Shtohen fasulet e kulluara si dhe lengu i preferuar dhe melmesat.

Mbulohet me kapak dhe zitet ne temperature mesatare per 20-30 minuta.

Pak para perfundimit shtohen bizelet, gjethet dhe lengu i limonit.

Shijoni me buke te thekur.


* Keni kujdes qe fasulja ne kanaqe te kete sasi te vogel te sodiumit. Shperlarja e tyre per disa minuta eshte e domosdoshme.

** Perfitimet e preshit jane te shumta, duke perfshire edhe aftesine per mbrojtje mga kanceri, permireson shendetin e zemres dhe parandalon semundjet e zemres, rregullon kolesterolin, rrit metabolizmin dhe ndihmon ne humbje te peshes, permireson shendetin e syve, i ben kockat me te shendetshme si dhe parandalon anemine. Pra perdorni preshin per te shtuar shije ushqimeve te ndryshme dhe vitamina te shumta ne dieten tuaj.



 

Proteina me baze bimore

Proteina me baze bimore

Rendesia e vitamines B12 ne dieten me baze-bimore & vegane

Rendesia e vitamines B12 ne dieten me baze-bimore & vegane

0