Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Si ta parandalojme ftohjen apo gripin

Si ta parandalojme ftohjen apo gripin

Si ta parandalojme ftohjen apo gripin

Supozohet se ekzistojne rreth 200 viruse te ndryshem te cilet mund te shkaktojne ftohjen. Edhepse shumica besojne (poashtu edhe gjyshet na ka thene shume here), nuk ka ndonje evidence mbeshtetese se moti i ftohte apo bajamet e medha shkaktojne ftohjen. Mirepo disa evidenca sygjerojne se stresi dhe alergjite mund te ngrisin mundesine per tu ftohur.

Ftohjet shaktohen nga viruset. Keto mikrobe jetojne dhe rriten ne mbeshtjellesin e hundes, duke tentuar ne kete menyre te infektojne organizmin tone. Nese organizmi yne eshte i dobet ai nuk mund ti rrezistoje mikrobeve prandaj edhe semuhemi. Zakonisht ftohjet zgjasin prej dy dite deri ne dy jave.

Simptomet e ftohjes

Dihet se rrjedhja e sekretit nga hunda, dhimbja e kokes, temperatura e ulet, fyti i pezmatuar jane simptoma te ftohjes. Edhepse trajtimi i ftohjes eshte teme mjaft e debatuar, ekzistojne hapa parandalues qe ju mund ti merrni qe te mos ftoheni ne rend te pare!

Hapi 1: Konsumoni ushqim te vertete

Ushqimi i vertete nenkupton ushqimin qe eshte natyral, pra konsumohet ne formen natyrale dhe  i cili eshte minimalisht i  procesuar.
Ky eshte ushqim i cili na ben neve te shendetshem, pra ushqimet te cilat nuk jane te stermbushura me hormone, pesticide, si dhe shume perberes artificial.

Ushqimet tjera qe shume njerez i konsumojne ne baza ditore jane ato qe mund ti quajme ushqime “te rreme”. Keto jane ushqime qe gjinden neper rafte, rresht pas rreshti neper dyqane te shumta. Ushqimet te cilat jane procesuar teper, modifikuar apo transformuar nga forma origjinale e tyre.

Duke ngrene ushqim te vertete dhe te llojllojshem, organizmi yne siguron te gjithe ushqyesit qe i duhen atij per te funksionuar mire dhe per te qendruar i shendetshem.

Hapi 2: Beni ushtrime fizike

Edhe pse kur mendoni per parandalimin e ftohjes nuk ju shkon mendja qe te ushtroni; kjo eshte nje nder menyrat me te mira per te permiresuar shendetin e juaj ne teresi dhe per te qendruar te shendetshem gjate sezones se ftohjes dhe gripit.

Preferohet qe te te behen ushtrime fizike 30 minuteshe, 3-4 here ne jave, per te forcuar sistemin imunitar.

Hapi 3: Beni gjume te mjaftueshem

Kjo thenje e pleqeve vlen edhe sot. Kur jeni te semure ju duhet te pushoni mire.

Celes i mirembajtjes se shendetit te mire eshte qe rregullisht te behet gjume i mjaftueshem. Studime te ndryshme tregojne se mungesa e gjumit eshte e lidhur me probleme shendetesore si dhe pamundesine e humbjes se peshes. Poashtu nje nder efektet negative te mungeses se gjumit eshte sistemi imunitar i dobesuar.

Hapi 4: Shijoni jeten!

Stresi sjelle shume semundje te ndryshme duke perfshire edhe ftohjen dhe gripin. Nje studim thekson se 80% te problemeve shendetesore jane te shkaktuara nga stresi.

Nje nder menyrat me te mira per luftuar stresin eshte balancimi i jetes me argetim. Gjeni kohe te shijoni jeten dhe krijoni dicka qe ju gezon cdo dite. Gjeni kohe te ndegjoni muziken e juaj te preferuar, shkoni ne kinema apo teater, luani sport me familjen apo miqet e juaj. Eshte vitale per te perfshire argetimin ne cdo dite te jetes se juaj.

Hapi 5: Vitamina D

Gjithnje e me shume eshte duke u shpalosur rendesia dhe perfitimet shendetesore te vitamines D. Me heret eshte ditur ndikimi i tij ne shendetin e kockave, mirepo tani eshte kuptuar se mangesia e vitamines D eshte e perfshire edhe ne shume ceshtje shendetesore.

Sipas nje studiusi te vitamines D, Dr. Michael Holick, vertetohet se menyra me e mire e marrjes se vitamine D eshte duke u ekspozuar ne diell, por me kujdes. Ai thekson se mungesa e vitamines D krijon kerdi ne trupin tone, duke perfshire edhe sistemin imunitar.

Per te luftuar fohjet dhe gripin duhet qe rregullisht ti ekspozohemi rrezeve te diellit. Ne mungese te rrezeve te diellit gjate sezones se dimrit preferohet qe te plotesohet sasia duke marre vitamine D shtese derisa te arrihet niveli i duhur per te mbijetuar gjate ketyre stineve.

Hapi 6: Shmanguni sheqerit

Sheqeri eshte nje nder ushqimet me te keqia qe konsumohet. Sheqeri e dobeson sistemin imunitar dhe ndihmon rritjen e bakterieve. Celesi i shendetit te mire gjate sezones se ftohjeve dhe gripit apo kur jeni edhe teper te stresuar, eshte duke iu shmangur sheqerit ne pergjithesi.

Nese i keni parasysh keta hapa preventive per te qene sa me te shendoshe jo vetem se do te luftoni ftohjen dhe gripin, por ju do te parandaloni edhe semundje tjera kronike.

Ja nje recete, Matcha Latte per ti ndihmuar organizmit te kete imunitet te larte qe ti perballoje ftohjes apo gripit.

 

 

Perfitimet nga caji Matcha

Perfitimet nga caji Matcha

Smoothie hidratues

Smoothie hidratues

0