Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Vajrat esencial si kurues per dhimbje te fytit

Vajrat esencial si kurues per dhimbje te fytit

Vajrat esencial si kurues per dhimbje te fytit

Vajrat esencial mund te perdoren per sherimin e dhimbjes se fytit duke i mbytur mikrobet, lehtesuar inflamacionet dhe duke shpejtesuar sherimin.

Vaji i mentes

Vaji i mentes zakonisht perdoret per trajtimin e ftohjes se zakonshme, kollitjes.

infeksioneve te sinusit, infeksioneve te frymemarrjes si dhe inflamacioneve te gojes dhe fytit, perfshire edhe dhimbjen e fytit.

Ky vaj permban mentol, i cili dhuron ndjenje freskie dhe ka efekt qetesues ne trup. Poashtu ndihmon ne zbutjen dhe qetesimin e dhimbjeve te fytit duke e bere mukozen me te holle.

Vaji i limonit

Vaji esencial i limonit njihet per aftesine qe ka per te pastruar toksinet nga trupi dhe perdoret shume per te stimuluar kullimin limfatik, pertrirjen e energjise dhe pastrimin e lekures.

Vaji i limonit behet nga levorja e limonit dhe eshte vaj i shkelqyer per trajtimin e dhimbjes se fytit sepse ka veti antibakteriale, anti-inflamatore, pemban sasi te madhe te vitamines C, rrit salivimin duke ndihmuar keshtu ne mbajtjen e lageshtise se fytit.

Vaji i eukaliptit

Perfitimet shendetesore te ketij vaji ekzistojne per shkak te aftesise per te stimuluar imunitetin, per te siguruar mbrojtje antioksiduese dhe permiresim te qarkullimit te frymemarrjes.

Vaji i rigonit

Ky vaj eshte nje zgjedhje e mrekullushme per mbrojtje kunder dhimbjes se fytit. Evidenca te shumta vertetojne se vaji i rigonit ka veti antifungale dhe antivirale. Poashtu ky vaj eshte treguar si luftues i denje ndaj infeksionit MRSA ne forme vaji dhe si avull duke mos i humbur vlerat antimikrobiale edhe pas ngrohjes ne uje te vluar.

Vaji i karafilit

Vaji esencial i karafilit eshte i dobishem per forcimin e sistemit imunitar duke u bere shume i dobishem ne lehtesimin e dhimbjes se fytit. Dobite e ketij vaji ekzistojne fale vetive antifungale, antiseptike, antivirale, anti-inflamatore dhe atyre stimuluese.
Tip: Dhimbja e fytit mund te lehtesohet edhe duke e pertypur pupezen e karafilit.

Si te perdoren vajrat esenciale per dhimbje te fytit

Jane tri menyra te ndryshme te perdorimit te ketyre vajrave: me inhalim, aplikim topik (ne lekure), dhe konsum oral.

Inhalimi

Menyra me e lehte e inhalimit direkt behet duke shperndare 1-2 pika vaj ne pellembet e duarve. Pastaj afroni duart mbi hunde dhe merrni 5–10 fryme te thella dhe te ngadalshme.

Menyre tjeter eshte edhe inhalimi i avullit te ujit te vluar i cili permban disa pika te vajit.

Aplikimi topik

Kjo menyre e aplikimit behet duke e vendosur vajin ne lekure, floke, goje, thonje. Kur vajrat prekin trupin, depertimi eshte i shpejte.

Meqenese keto vajra jane shume te fuqishem, eshte e rendesishme qe ata te zbuten para se te perdoren. Zbutja behet me ane te vajrave bartes (te tille si vaji i ullirit, vaji i bajames ose vaji i kokosit). Shtohen 5–10 pika te vajit esencial ne 2 luge vaji bartes dhe pastaj ky vaj i perzier mund te aplikohet direkt ne pjese te trupit qe i ndihmojne zbutjes se dhimbjes se fytit si qafe, gjoks, pas vesheve ose edhe ne shputat e kembeve.

Konsumi oral

Shume vajra esencial mund te konsumohen mirepo eshte tejet kritike te siguroheni se vajrat jane te paster dhe te sigurte.

Keto vajra mund te perdoren ne gargare, duke e bere kontaktin direkt te vajit ne zonen problematike te fytit. Kjo mund te behet shume thjeshte duke i qitur nje deri dy pika vaj ne nje gjysme gote uji te ngrohte dhe duke bere gargare per nje deri dy minuta.

Gjithmone keni kujdes kur te perdorni keto vajra sepse personat mund te reagojne ndryshe. Foshnjat, femijet, grate shtatezena, te moshuarit dhe njerezit me semundje kronike nuk duhet ti konsumojne keto vajra ne menyre orale pa konsultimin e mjekut perkates.

Nese dhimbja e fytit eshte e rende dhe zgjate me shume se nje jave, kerkoni kujdes mjekesor.

 

Sallate e thjeshte me kale

Sallate e thjeshte me kale

Si te zihet Quinoa

Si te zihet Quinoa

0