Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Sekretet e Zones Blue – Si te jetoni 100+ vite

Sekretet e Zones Blue – Si te jetoni 100+ vite

Sekretet e Zones Blue – Si te jetoni 100+ vite

A mundeni qe vetem per pak momente te reflektoni se cfare jane zakonet e juaja? A jeni duke e jetuar jeten e juaj ne ate menyre qe do te ju ndihmoje ta arrini maksimumin e mundeshem te jetegjatesise? A mendoni se mund te ndiqni nje program te thjeshte i cili do te ju ndihmoje te ndiheni me te ri, te humbni peshe, te maksimizoni mprehtesine mendore dhe te mbani trupin tuaj duke punuar sa me gjate qe eshte e mundur – mbase deri ne vitet 90-te?

Keto jane pyetjet qe e kane shtyre hulumtuesin dhe shkrimtarin Dan Buettner te shkruaj librin “The Blue Zones”, nje udhezues i detajuar per ate se cfare ai ka mesuar duke udhetuar ne pese zonat ne bote si pjese e nje projekti madhor antroplogjik dhe demografik i cili ka studiuar njerezit te cilet kane jetuar dhe kane gjasa me te medha te jetojne mbas 100 vjetorit te lindjes.

 

Cfare mund te na mesojne Zonat Blue?


Disa studime vleresojne se sot ne Amerike, mesatarja e jetegjatesise eshte rreth 77.8 vite mirepo ka gjasa te zvogelohet per shkak te shkalles se larte te semundjeve kronike – shume prej te cilave mund te parandalohen me disa ndryshime te vogla ne menyren e jeteses.
Qellimi i Buettner ishte te zbulonte popujt te cilet kane numrin me te madh te qinderjetuesve (njerezit qe jetojne me gjate se 100 vite), te cilat konsiderohen “zonat blue” dhe mesimet e nxjerra ti perhape mbrenda dhe jashte kufijve te Amerikes.

Hulumtuesit kane verejtur se njerezit qe jetojne ne keto zona kane disa karakteristika te perbashketa te menyres se jeteses, edhepse jetojne ne vende te ndryshme te botes dhe i perkasin racave te ndryshme, kombesive dhe religjioneve te ndryshme. Ne veqanti hulumtuesit e ketyre zonave raportojne se …
“Disa karakteristika te perbashketa te menyres se jeteses jane, koherenca familjare, shmangia e pirjes se duhanit, dieta bimore, aktiviteti fizik ditor, perfshirja ne jete sociale dhe integrimi ne shoqeri dhe komunitet. “

Ku gjinden Zonat Blue?


Hulumtuesit kane zbuluar qe pese zonat ne bote ku njerezit jetojne me se gjati jane:

  • Sardinia, Itali (veqanerisht area e quajtuar Provinca  Nuoro)
  • Ikaria, Greqi
  • Okinawa, Japoni
  • Nicoya, Kosta Rika
  • Loma Linda, Kalifornia (ketu jetojne nje grup njerezish religjioz te quajtur Seventh-day Adventists)

Buettner thekson se nese jetoni stilin e jetes si nje amerikan i rendomte, me nje diete qe permban sasi te larte te ushqimeve te procesuara dhe e tere koha e juaj eshte e stermbushur me angazhime te shumta qe nuk ju lene shume kohe per tu bere ushtrime fizike dhe relaksuar, ju sigurisht se kurre nuk mund te arrini potencialin maksimal te jeteses si dhe mund ta shkurtoni jeten tuaj per me shume se nje dekade. Hulumtuesit kane konkluduar se duke e ndryshuar dieten tuaj, rutinen e ushtrimeve, qendrimin dhe perspektiven per jeten dhe boten, atehere cdokush mund ti rrise shansat per te jetuar jete me te shendetshme, me te lumtur dhe me te gjate.

 

7 mesimet kyqe qe duhet adaptuar nga Zonat Blue

1. Mesoni te vleresoni Ushqimet e Verteta, veqanerisht Bimet
Qinderjetuesit zakonisht nuk jane vegane apo vegjetariane, por ata kryesisht ndjekin diete bimore, sepse ajo varet kryesisht nga ushqimet e kultivuara vet apo qe mund te gjinden ne zonat lokale.


2. Shmanguni ushqimeve te procesuara dhe te ambalazhuara
Dicka qe duhet te veqohet eshte fakti se ne krahasim me dieten standarde amerikane kjo diete ka nivel te ulet te sheqerit, pesticideve dhe perberesve artificiale. Kjo diete perdore sasi te vogel te sheqerit natyral, perderisa karbohidratet e rafinuara dhe shijet artificiale nuk bejne pjese fare.

3. Krijoni ambientin e juaj per suksesin shendetesor
Sasia e ushqimit si dhe lloji i ushqimit te cilin e konsumojme  zakonisht eshte me pak funksion i ndjenjes se plote e me teper i asaj se cka gjindet rreth nesh. Keni kujdes qe ne shtepine e juaj te keni ushqim te shendetshem, shmanguni blerejes se ushqimeve qe konsiderohen jo te mira, si dhe pregaditni ushqimin duke planifikuar me kohe.

Keto ndryshime mund te ju ndihmojne te zvogeloni sasine e sheqerit dhe ushqimeve te paketuara me embelsues artificiale, kemikale dhe prezervative.

4. Mbani peshe te shendetshme duke i kuptuar sinjalet e urise
Nje nder celesat per te kontrolluar shenjat e urise eshte te beni gjume te mire gjate nates. Mungesa e gjumit shkurton jeten e juaj per disa vite, e poashtu gjumi ndihmon te kontrolloje hormonet te cilat luajne rol te madh ne apetit dhe mbledhjes se yndyres. Mesatarja e gjumit te njerezve ne zonat blue eshte 8 ore apo me shume, duke ju ndihmuar atyre qe te kene me te lehte te kontrollojne stresin dhe deshiren per te ngrene.

5. Beni ushtrime fizike dhe qe ju japin kenaqesi
Qinderjetuesit ne Zonat Blue bejne jete aktive, mirepo asnjehere nuk shkojne ne palester dhe nuk druajne nga berja e ushtrimeve. Te qenurit aktive eshte pjese e perditshmerise dhe menyres se jetes. Ata ecin  pothuajse cdokund (zakonisht deri ne 10 km ne dite), i bejne punet e tyre te perditshme me dore ne vend te makinave dhe aparateve. Poashtu jane aktive duke praktikuar llojet e ushtrimeve te cilat i pelqejne, sikur yoga, tai chi apo duke luajtur lojra me shoqeri.

6. Krijoni sistem mbeshtetes te shendoshe per te zvogeluar stresin
Rrethoni vehten me familjare dhe shoqeri te cilet kane te njejtat vlera si ju. Krijimi i lidhjeve dhe marredhenieve te shendosha sociale ndihmon ne permiresimin e qualitetit te jetes.

7. Kaloni me shume kome me familje dhe ne natyre
Familja eshte gjithcka per njerezit qe jetojne ne Zonat Blue. Ata pohojne se kjo ju ndihmon te jene me pak te stresuar, e ben me te forte familjen dhe lidhjet e tyre sociale, edhe poashtu ndihmon ne ushtrimet fizike te tyre, per arsye se e tere familja merr pjese se bashku ne lojra, ecje e aktivitete tjera.

Nga e tere kjo mund te thuhet se per te jetuar jete te gjate, te shendoshe, te kenaqshme nuk mund te arrihet vetem nga praktikimi i vetem njeres nga pikat me larte, mirepo duhet te behet kombinimi i tyre. Reflektoni dhe krahasoni jetesen e juaj me ata te zones blue. Cka mund te mesoni nga rutina e tyre, dieta si dhe kendveshtrimet e tyre?



Pershatur nga Dr. Axe
 

Puding me shqeme & chia

Puding me shqeme & chia

12 pemet & perimet me te ndotura

12 pemet & perimet me te ndotura

0