Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Dobite e ujit te kokosit

Dobite e ujit te kokosit

Dobite e ujit te kokosit

Uji i kokosit eshte lengu i kthjellet qe gjindet mbrenda kokosit te gjelbert. Menyra ideale per vjeljen e frutit te kokosit eshte kur ai eshte vetem 5-7 muaj, sepse ai atehere permban sasine me te madhe te ujit. Gjate pjekjes se frutit, ky lloj uji fillon te zevendesohet me tul kokosi. Perfitimet me te medha shendetesore vijne nga pirja e ujit te kokosit te rinj, e jo nga qumeshti i kokosit, i cili zakonish permban me pak ushqyes.

Ne shume vende tropikale, uji i kokosit eshte konsumuar gjate shekujve dhe besohej qe ai trajton nje seri semundjesh. Ne disa raste urgjente, uji i kokosit eshte perdorur si ushqim intravenoz per arsye se permban sasi te larte te elekroliteve.

Nje gote e ketij lengu qe gjindet mbrenda arres se kokosit permban vetem 46 kalori, 10 gr sheqer natyral, pak proteine dhe aspak yndyre! Permban vitamine te shumte, minerale si dhe fitokemikale te cilat jane te domosdoshme per nje shendet ideal.

Lenda ushqyese primare ne ujin e kokosit eshte potasiumi. Permban rreth 600 mg (12% te sasise ditore).

Elektrolitet jane shume kritike per te mbajtur vellimin e gjakut, shendetin e zemres, si dhe per te  parandaluar dehidrimin. Mirembajtja e nivelit te elektroliteve ndihmon ne uljen e lodhjes, stresit si dhe ndihmon ne relaksimin e muskujve.

Nje studim i vitit 2005 ka vertetuar se, kur personat kane pire uje kokosi pergjate 2 jave, shtypja sistolike e gjakut te tyre ishte 71% me e ulet dhe ajo diastolike ishte 29% me e ulet se sa te ata persona qe kishin pire vetem uje te thjeshte. Potasiumi neutralizon efektin e sodiumit ne trup, duke ndihmuar ne uljen e shtypjes se gjakut.

Organizmi yne ka nje aftesi te mahnitshme dhe natyrale per tu pastruar dhe detoksifikuar vetvetiu, per vetem nese i jipen ushqyes dhe hidratues adekuat. Konsumimi jo adekuat i hidratuesve ndikon ne mbledhjen e toksineve ne trupin tone sepse melqia dhe veshket, qe jane organe detoksifikuese, ne mungese te ujit adekuat nuk kane mundesi te funksionojne sic duhet.

Pirja adekuate e ujit, 8-10 gota ne dite, mund te parandalojne dehidrimin si dhe ka aftesi natyrale te detoksifikimit te trupit. Edhepse uji eshte i shkelqyer, gjate motit tejet te nxehte e poashtu dhe gjate ushtrimeve te shumta fizike, trupit tone i duhet me shume se sa vetem uje i thjeshte.

Uji i kokosit permban nje profil te ngjashem me ate te gjakut te njeriut, duke e bere keshtu nje pije te shkelqyer per te zevendesuar lengjet dhe per te larguar toksinet nga trupi.

Redukton stresin dhe tensionin e muskujve Eshte pothuajse aq i mire sa nje masazhe! Disa nga elektrolitet qe gjinden ne ujin e kokosit, posaqerisht kaciumi dhe magneziumi, ndihmojne ne stresin dhe tensionin e muskujve. Shume nga ne nuk i konsumojne keto minerale te rendesishme ne dieten tone, duke e bere keshtu edhe me te veshtire menaxhimin e stresit. Sasia adekuate e kalciumit ndihmon ne relaksimin e muskujve, duke perfshire edhe muskujt e zemres, dhe keshtu zvogelohet  rreziku nga sulmet e zemres.

Magneziumi ndryshe quhet edhe mineral relaksues. Funksioni primar i tij eshte ne pjesen e sistemit nervor qe na ndihmon te relaksohemi.

Pasi qe uji i kokosit i permban te dy keto minerale, preferohet qe te pini gjate diteve kur e ndini veten te stresuar, sigurisht se do te ju beje me te qete.

Uji i kokosit me i mire eshte ai qe vjen nga arra e gjelbert e kokosit, mirepo ne shumicen e vendeve nuk eshte e lehte te gjindet ne treg. Shmanguni blerjes se ujit te kokosit te koncentruar. Ne pergjithesi cdo lloj peme apo perime qe shendrrohet ne koncentrat, gjate procesit i humb te gjithe ushqyesit, prandaj rekomandohet qe asnjehere to mos konsumohen lengje nga koncentrati.

Shmanguni ujit te kokosit qe permban sheqer dhe shije te shtuara. Perberesi kryesor duhet te jete 100% uje kokosi, nuk duhet te permbaje ndonje leng te shtuar nga pemet tjera, sepse ne kete menyre mund te kamuflohet fakti se uji eshte nga arrat e kokosit me te vjeter te cilet kane shije me te idhet dhe acidike.

 

 

 

Pasta per dite verore

Pasta per dite verore

Pesto me speca te pjekur

Pesto me speca te pjekur

0