Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Pesto me speca te pjekur

Pesto me speca te pjekur

pepper pesto

Specat jane perime qe perdoren ne shume gatime te ndryshme dhe menyra e pregaditjes se tyre eshte e pakufishme. Shija dhe aroma e tyre eshte tejet e kendshme pa marre parasysh se si pregaditen por kane nje shije e veqante kur te piqen. Ata fitojne nje arome te parezistueshme dhe mbushen me nje sirup te embel.

Ne kete recete une kam perdorur speca te embel kuq per arsye se shija e tyre eshte e embel dhe me e veqante.

Specat duhet te piqen mire sepse vetem ne kete menyre ata marrin ate shijen specifike dhe aromen e kendshme.

Duke e marre parasysh qe lexuesit e ketij blogu jane shqipare nuk ma merr mendja qe eshte e duhur te tregoj se si piqen apo qerohen specat por per cdo rast ja nje keshille e thjeshte: pas pjekjes mund ti futni ne qese letre ose ne nje ene te mbyllur me kapak ne menyre qe te lekura te ju pastrohet me lehte.

Ka shume varianta per kete recete. Ju mund te perdorni bajame ne vend te arrave apo edhe borzilokun mund ta zevendesoni me magdanoz. Provoni deri sa ta fitoni shijen e juj te preferuar.

Ju befte mire!

peppers.jpg
pesto me speca

Perberesit

5 speca te kuq (te pjekur & qeruar)

3-4 thelba huder

¼ gote arra (pjekura lehte)

2 luge fara luledielli (pjekura lehte)

1 tubez borzilok

2 lugeza leng limoni

kripe + biber te zi

¼ - ½ gote vaj ulliri (sipas shijes)

 

pesto me speca te kuq

Pregaditja

Specat piqen mire ne grill/furre. Qerohen dhe pastrohen nga farat. Arrat dhe farat e lulediellit duhet te theken pak sepse shija e tyre eshte behet me e theksueshme.

Te gjithe perberesit qiten ne procesor ushqimi dhe bluhen deri sa te fitohet tekstura e deshiruar. Nese e preferoni mund ti shtoni edhe pak spec djeges.

Kjo salce mund te sherbehet me pasta apo mund te hahet edhe me buke te thekur, pra perdorimi eshte i pakufishem.

 

Dobite e ujit te kokosit

Dobite e ujit te kokosit

Cheesecake me limon & fruta mali

Cheesecake me limon & fruta mali

0