Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Salce kremoze me shqeme

Salce kremoze me shqeme

Ne shume receta ta ndryshme per te arritur teksturen kremoze te ushqimit si dhe njekohesisht per te rritur shijen i shtohet salce e bardha. Keto salca zakonisht permbajne kalori dhe yndyre te larte. Sigurisht se shija nuk mungon por pas konsumit te tyre mund te ballafaqoheni me dhimbje dhe fryrje te barkut. Une me vite te tera nuk kam konsumu asnje ushqim me salca te tilla sepse me kane be te ndihem shume keq derisa kam filluar te testoj menyra te ndryshme te pregaditjes se salcave kremoze. Kam provuar disa lloje e kjo eshte salca qe asnjehere nuk me zhgenjen. Perberesit jane te thjeshte, shija eshte fantastike dhe behet shume shpejte.

Perdorimi e kesaj salce eshte i shumte, si ne pasta, ne supe dhe sallata te ndryshme. Une e mbaj gjithmone nje kavanoz ne frigo dhe pastaj varesisht se ku do ta perdori mund te shtoj edhe perberes te tjere per te fituar shije specifike. P.sh. nese me duhet te pregadise salce sallate atehere mund ti shtoj vaj ulliri, mustarde si dhe ereza te ndryshme.  

Salce kremoze me shqeme

Perberesit per salcen baze

  • 1 gote shqeme ose bajame te njomura (lexo per dobite)
  • 1 gote qumesht bimor ose uje
  • 1 thelb huder
  • ½ leng limoni
  • 1 lugez kripe

Pregaditja

Te gjithe perberesit bluhen mire ne blender dhe hidhen ne kavanoz. Mund te qendroje ne frigo per 5 dite.

Fetuccine Alfredo - vegane

Fetuccine Alfredo - vegane

Socca/Farinata

Socca/Farinata

0