Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Perfitimet nga caji Matcha

Perfitimet nga caji Matcha

Perfitimet nga caji Matcha

Matcha eshte caj i gjelbert pluhur i qualitetit te larte nga Japonia. Derisa cajrat tjere te gjelber kultivohen edhe ne vende te tjera te botes, matcha eshte caj unik i Japonise, ku farmeret e kultivojne sipas metodave tradicionale. Ne javet e fundit te rritjes, gjethet e gjelberta mbulohen  per tu ruajtur nga rrezet e diellit, duke e ngritur ne kete menyre sasine e klorofilit i cili i jep ate ngjyren e gjelbert te mrekullueshme. Pastaj gjethet shendrrohen ne pluhur duke u bluar me kujdes me rrote te rende guri.

Pluhuri pastaj mund te pregaditet dhe perdoret si caj i gjelbert shkumues apo edhe ne receta te ndryshme per pjekje. Per dallim nga cajrat tjere te gjelbert, ky pluhur caji nuk duhet te kullohet fare para se te konsumohet, prandaj perdoret gjethja ne teresi, duke e bere Matcha cajin me te fuqishem se sa llojet tjera te cajrave.


Lufton lodhjen

Matcha eshte luftues i fuqishem i lodhjes. Kombinimi natyral i amino acideve natyrale dhe sasia e vogel e kafeines kane tendence te nxitjes se niveli te energjise. Shume njerez mund te ndijne efektin stimulues te tij i cili mund te zgjase per se paku dy ore por te dikush mund te zgjase deri ne gjashte ore.

Permireson aftesite e te menduarit

Piresit e rregullt te matcha kane raportuar ne te menduar me te qarte dhe me te shpejte, permiresim te memorjes per gjerat si emrat dhe numrat, rritje te vigjilences dhe vetedijes, ngritje te disponimit dhe permiresim te koncentrimit dhe aftesise per te studiuar dhe punuar.

Ngrit imunitetin

Nje studim nga National Academy of Sciences ka konkluduar se pirja e rregullte e matcha ngrit reaksionet e pergjithshme te sistemit imunitar. Niveli jashtezakonisht i larte i antioksidanteve kryesisht eshte ne forme te polifenoleve dhe flavonoideve, dhe secila prej tyre i ndihmon trupit tone ne betejat e perditshme kunder radikaleve te lire qe vijne nga ndotja e ajrit, uji dhe ushqimet e ndryshme. Praktikisht e gjithe kjo do te ndikoje qe te kemi me pak ftohje.

Largon stresin

Matcha ka nje sasi te larte te amino acidit te quajtur L-thenine, i cili asociohet me prodhimin e valeve alfa ne tru. Kur L-theanine absorbohet ne sistemin e qarkullimit te gjakut, ngritet niveli i seratonines dhe dopamines, duke prodhuar valet alfa, te cilat zakonisht prodhojne  ndjenje te mireqenies, lumturise dhe relaksimit.

Ndihmon ne humbje te peshes

Disa publikime ne American Journal of Clinical Nutrition kane konkluduar se matcha kualitative ka veti termogjenike (termogjeneza eshte procesi ne te cilen trupi yne shpenzon kalorite), dhe nese beni ushtrime fizike menjehere pas pirjes se tij, kjo rezulton ne 25% me shume dhjame te djegur.

Pregaditja

Matcha eshte caj mjaft i shtrenjte, por per nje gote ju duhet ta perdorni vetem gjysme lugez caji pluhur, prandaj mund ta qerasni vehten ndonjehere dhe ta shijoni kete caj te mrekullueshem. Ne Japoni, pirja e ketij caji eshte nje ceremoni e veqante duke perfshire gotat si edhe menyren e pregaditjes.

Menyra origjinale e tij perfshin edhe perdorjen e perziersit dhe luges nga bambu, mirepo mund te perdoret dhe perzires i thjeshte per te krijuar nje pije te bute dhe te shkumuar. Poashtu perdorimi i blenderit krijon nje pije me shkume te jashtezakonshme, matcha Latte.

 




 

 

Matcha latte

Matcha latte

Si ta parandalojme ftohjen apo gripin

Si ta parandalojme ftohjen apo gripin

0