Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Biskota me dy ngjyra

Biskota me dy ngjyra

A mund te paramendoni se sa herë ju ka ndodhë që dikund në kuzhinën e juaj të mbesin te strukura disa banane qe askush nuk i ha se duken si te prishura? Jane tejet te zbutura, kane formuar njolla te shumta ne levore por edhe aroma eshte shume me e theksuar dhe fare nuk din cka te beni me to. Ato tani kane arritur  fazen e pjekjes se tepert, nuk jane shume te shijshme per tu konsumuar ashtu te fresketa por jane absolutisht perfekte per pregaditje te cfaredo recete te embel.

Keto biskota permbajne proteina dhe te japin nje sasi te konsiderueshme te energjise. Mund ti hani ne mengjes por edhe gjate cfaredo pjese te dites kur ju keni deshire te hani dicka te shendetshme por qe ka shije te embel. Nese per cfaredo arsye ju teprojne disa biskota ato mund te futen edhe ne friz per te qendruar edhe per nje muaj.

Perberesit

2 ½ gota tërshërë

3 banane

½ gote gjalpë kikiriku (mundësisht organik)

1 lugë vaj kokosi (pak të ngrohtë)

2 lugë mjaltë

1 lugëz ekstrakt vanile

1 lugëz pluhur për pjekje

¼ lugëz kanellë

¼ lugëz kripë

¾ gotë çokollatë të grimcuar në copëza

 

Pregaditja

Pregaditet furra duke e nxehur në 180 celzius. Në tepsi shtrohet letër për pjekje apo shtresë silikoni.

Në një enë të madhe shtypen mirë bananet deri sa te krijohet një mase pure. Pastaj shtohen gjalpa e kikirrikut, vaji e kokosit, mjalta dhe ekstrakti i vanilës. Përzihen të gjitha për të fituar një masë të butë.

Në një enë tjetër, perzihen së bashku tërshëra, pluhuri për pjekje, kanella dhe kripa. Pastaj e tërë kjo masë me përbërës të thatë iu shtohet përbërësve të lëngshëm dhe përzihen mirë. Në fund shtohet çokollata e grimcuar.

Mbushet luga e madhësisë së deshiruar dhe nje nga nje a tere masa hidhet në tepsinë e pregaditur paraprakisht duke lene hapesire ne mes te seciles biskote. Pjeken për 12-14 minuta ose derisa biskotat janë forcuar mesatarishe. Pasi që të piqen i leni të qëndrojnë për disa minuta të ftohen pak. Pastaj transferohen nga tepsia për tu ftohur tërësisht.

Këto biskota janë të përshtatshme edhe për tu ngrirë por para se ti shijoni i leni vetëm për pak minuta që të nxehen në temperaturë dhome.

 

 

Pesto

Pesto

Matjet ne kuzhine

Matjet ne kuzhine

0