Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Buke femijerie

Buke femijerie

Kur aroma e bukës së pjekur e mbush shtëpine time, unë mallëngjehem dhe i kujtoj momentet më të këndshme kur kam qenë fëmijë. Këto aroma më ngjallin ngohtësinë dhe dashurinë e familjes, ajo me kujton duart e arta të nënës sime që cdo dite vikendi kujdesej të pregadiste dicka të veçantë nga brumërat e ndryshëm. Ato aroma janë ende të kendshme dhe ma ngrohin shpirtin me dashuri prandaj edhe unë mundohem të krijoj të njejtën ndjenjë te fëmijët e mi.

Une deshta ta ndaj këtë recetë me ju për arsye se është tejet e lehtë dhe piqet shumë shpejtë. Po shpresoj që edhe juve të pëlqej.

 

Perberesit

500 gr miell te bardhë (për bukë)

350 ml ujë të ngrohtë

tharmë buke

1 luge mjaltë

2 luge vaj

1 luge kripë

100gr susam

Pregaditja

Përzihen të gjithë përbëresit të krijohet një brumë i butë.

E mbulon dhe e len me ardhë derisa të dyfishohet masa.

Pastaj e ndan brumin në bukë të vogla.

Tepsinë e pregaditë duke e mbuluar me letër për pjekje apo shtresë silikoni.

Secilën bukë e lyen me pak ujë dhe menjëhere e rrotullon në një enë ku e keni hedhur susamin. Kjo është mënyra më e lehtë që susami të ngjitet mirë në brumë.

Tepsinë e mbuloni dhe e futni në frigorifer të qëndrojë gjatë natës.

Në mëngjes së pari e pregaditni furrën duke e ngrohur në temperaturë 250 ºC.

Një tepsi tjeter e futni në furrë per ta nxhehur mirë dhe i transferoni bukët e vogla së bashku me letren për pjekje apo shtresën e silikonit.

E futni tepsinë në furrë dhe buket piqen vetëm për 10 minuta.

Shpageta me qofte ngrohtesie

Shpageta me qofte ngrohtesie

Sallate e fresket domatesh

Sallate e fresket domatesh

0