Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Shpageta me qofte ngrohtesie

Shpageta me qofte ngrohtesie

Sot ishte dita e parë e muajit Mars. Një pikë shprese më perfshiu duke menduar se ja edhe pak dimri kaloi dhe shenjat e para të pranverës do te duken së shpejti në natyrë. U zhgënjeva shumë kur dola të eci buzë liqenit në qytetin e bukur ku unë jetoj. Aty aspak shenja të pranverës nuk pashë. Qielli dukej i zymtë dhe ajri ishte i ftohtë. Bregu i liqenit ishte tërësisht i ngrirë. I vetmi zë qe ndihej ishte ai i disa patave si të mërdhira dhe kërcitja qe e krijonte ecja e pak njerëzve nëpër borën e shumështresuar. U ktheva në shtëpi duke kërkuar diçka që do të më ngrohte sadopak. Menjëherë i mblodha përbërësit e duhur dhe hyra në momentet e kënaqësisë që më jep pregaditja e ushqimeve të lehta dhe me plot shije. Edhe pse jashtë ishte ende ftohtë unë ndjeva ngohtësi dhe dashuri në tryezën time. Shpresoj edhe ju të ndiheni njejtë.

Perberesit per Qofte

1 kg mish të grirë (gjel deti/qure)

100 gr (thërmia buke)

3 lugë majdanoz të grimcuar

1-2 thelba huder te grimcuar

110 gr djath parmezan

3 lugë qumësht

1 ve

kripë & biber të zi

Pregaditja

Furra nxehet në temperaturë 180°C.

Të gjithë përbërësit perzihen mirë. Tepsinë e shtroni me letër për pjekje dhe i renditni topthat e madhësisë së preferuar. Pjeken për 30 minuta, apo derisa ato të jenë skuqur. I leni anash derisa në ndërkohë të përfundohet salca dhe të zihen shpagetat e juaja të preferuara.

Mua më pëlqen të shërbej shpagetat duke ja shtuar salcën e domateve sipër dhe qoftet të mbulura me djath parmesan.

 

Parfe me hikerror

Parfe me hikerror

Buke femijerie

Buke femijerie

0