Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Parfe me hikerror

Parfe me hikerror

Kokrrat e kuqe mbrenda saj janë si një grumbull margaritarësh të vegjël por të ëmbël dhe të mbushur me plot lëng të shijshëm dhe aromë të veqantë. Është kjo shega që të jep kënaqësi edhe në mes të bardhësisë së dimrit!
 

Pjesa e parë

1 gotë hikërror

1 gotë shqeme

2 molla

1 portokall, lëngu

2 hurme

1 lugëz ekstrakt vanille

Hikërrori dhe arrat shqeme duhet të ulen me ujë secila në enë te veqantë për minimum një orë apo edhe gjatë tërë natës. Pastaj shpërlahen dhe kullohen. I hedh të gjithë përbërësit ne procesor ushqimi dhe përzihen deri sa te fitohet masa e dëshiruar.

Pjesa e dytë

Reçel i freskët nga boronica apo çfarëdo lloj fruta pylli i cili pregadidet shumë shpejtë. Mund te përdorni frutat e freskëta apo edhe të ngrira. Në një enë zihen një gotë frutash me pak mjaltë (nëse frutat janë të tharta). Zihen derisa lëngu te thahet dhe masa të trashet.

Ky reçel servohet mbi masën e parë. Sipër mund të shtohen kokrra të freskëta shege, boronicë, fluska kokosi apo çfarëdo që ju preferoni.

 

Sallate me patate, shpargull & avokado

Sallate me patate, shpargull & avokado

Shpageta me qofte ngrohtesie

Shpageta me qofte ngrohtesie

0