Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Sallate e fresket domatesh

Sallate e fresket domatesh

Kjo recetë është tepër e thjeshtë me përbërës që cdokush mund ti ketë në kuzhinë. Buka e tharë e cila gradualisht zbutet në lëngun e ëmbël të domateve krijon një shije të veqantë e sidomos është e preferuar të hahet në ditë të ngrohta të verës.

Kjo recete eshte adaptuar nga njeri nder ata qe e influencojne ushqimin tim, Jamie Oliver.


Perberesit

buke bajate te copetuar me dore

3 thelba huder te grimcuar imet

500 gr domate te llojllojshme te prera ne kocka

1 qepe e kuqe e prere holle

pak kaperi te shperlare mire dhe te kulluar

4-5 file peshk anqovi

1 tubez borzilok

2 luge uthull vere te kuqe

6 luge vaj ulliri

kripe & biber te zi

Pregaditja

Pregaditet furra per pjekje ne grill.

Buken e copetuar me dore  e qet ne tepsi, qet pak vaj ulliri, pak huder, kripe dhe biber te zi dhe e fut ne furre per ta skuqur.

Domatet e prera i qet ne nje ene se bashku me pak kripe dhe biber.

E shton dhe sasine tjeter te hudres,  kaperin, qepen dhe anqovi , uthullen dhe sasine tjeter te vajit dhe i perzien mire  me duar ne menyre qe domatet ta leshojne lengun sa me shume.

Pasi qe buka te pjeket, ashtu te nxehte nga furra e perzien me masen e siperme.

Ne fund e  shton borzilokun e fresket

 

Buke femijerie

Buke femijerie

0