Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Pesto

Pesto

Origjinaliteti gjenial i salces pesto qendron ne thjeshtesine e perberesve dhe mundesine e pregaditjes se shpejte qe rezulton ne nje shije unike.  Perdorimi i salces pesto eshte i pakufishem. Mund te perdoret ne pregaditjen e pastave, ne pica, si salce sallate apo edhe te hidhet siper nje cope buke te thekur. Perberesit kryesor te pestos origjinale qe vjen nga regjioni Genoa jane arra e panjes dhe basiliku. Pesto e cila pregaditet ne bregdetin Amalfi permban arra dhe magdanoz. Teknika e pregaditjes se pestos ne menyren tradicionale behet duke i shtypur me shtypese dore te gjithe perberesit derisa te fitohet nje mase kremoze. Per te lehtesuar dhe shpejtuar proceduren mund te perdoret edhe procesori i ushqimit por te keni kujdes qe mos ta teproni me bluarjen pasi qe pesto per te shijuar me mire duhet te kete edhe teksture. Pesto e blere mund te permbaje shume sodium dhe perberes artificial prandaj une mendoj se ja vlen ta pregadisni ne kuzhinen tuaj. Besoj qe 10-15 minuta mund ti shpenzoni per te pregaditur dhe  shijuar dicka perfekte dhe te shendetshme.

Une zakonisht e pregadise me bajame apo arra sepse keto jane perberes qe gjithmone i kam ne kuzhine. Poashtu nese pregadis sasi me te madhe atehere nuk perdori fare djath parmezan sepse ne kete menyre pesto mund te qendroje nje kohe me te gjate ne frigorifer.

Kjo recete e reflekton shume bukur menyren se si une e pregadise ushqimin. Gjithmone me perberes kualitativ, sasia e te cileve nuk eshte ekzakte, por gjithmone duke i provuar ushqimet gjate pregaditjes per te krijuar ate shijen e dashur finale.

1 tube te madhe borzilok te fresket

1 gote bajame (me pak nese nuk e ngrini)

2 thelpinj huder

lengun e ½ apo 1 limoni

kripe & biber te zi

vaj ulliri

djath parmezan

Borziloku pastrohet dhe teret mire (uji e zvogelon kohen e qendrueshmerise.) Hidhen te gjithe perberesit perveq vajit te ullirit. Shtypen me shtypes dore derisa te fitohet tekstura e deshiruar dhe pastaj gradualisht i shtohet vaji.

E njejta procedure vlen edhe nese pregaditja behet me procesor ushqimi. 

Poashtu nese deshironi qe masa e juaj te jete me e holle atehere e zvogeloni sasine e bajameve dhe mund ti shtoni me shume vaj. Une kete here e kam pregaditur masen me te trashe sepse e kam fute te qendroje ne friz. Ne kete menyre kur te shkrihet permban me pak uje.

 

Salce e thjeshte domatesh

Salce e thjeshte domatesh

Biskota me dy ngjyra

Biskota me dy ngjyra

0