Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Frittata me perime

Frittata me perime

Frittata me perime

Frittata eshte ushqim qe ka vezen si perberes kryesor dhe se bashku me perime te ndryshme krijon nje gatim ideal per mengjez te kendshem gjate vikendit, e poashtu edhe gjate diteve te javes kur koha nuk ju premton te pregaditni dicka qe merr kohe me te gjate. Eshte e preferueshme te hahet e nxehte, por nese dicka ju tepron mund te mbahet ne frigorifer dhe te hahet poashtu e ftohte.

Receten time perdorni vetem si udhezim, sepse pregaditja e frittates mund te behet me cfaredo lloj perimesh qe keni ne kuzhine, perveq qe veza eshte perberesi i domosdoshem. Poashtu sasia e perberesve eshte sipas preferences.

 

Perberesit

  • 1 qepe mesatare
  • ½ spec
  • ½ kungulleshe
  • Pak brokolini
  • 5 ve
  • Djath parmezan
  • Kripe + biber te zi
  • Shafran Indian (turmeric)
  • Pak qumesht

 

Pregaditja

Nxehet furra per te pjekur vetem nga nalte (grill).

Te gjitha perimet prehen ne copa te vogla. Ne nje tigan i cili mund te futet edhe ne furre, fergohet qepa ne vaj ulliri, per disa minuta deri sa qepa te zbutet pak. Shtoni te gjitha perimet dhe shafranin dhe i fergoni edhe perafersisht 10 minuta, varesisht nga deshira. Ne nje ene tjeter i perzieni vezet me qumesht + djath dhe i hedhni mbi masen e pregaditur nga perimet duke i  ferguar edhe per 5 minuta ne temperature mesatare, deri sa vezet te kane filluar te pjeken anash ne tigan. Tigani futet ne furre dhe vazhdon pjekja edhe per 5 minuta. Koha e pjekjes eshte e ndryshueshme varesisht nga furra dhe preferenca e juaj.

 

Muffins me molle & dredheza

Muffins me molle & dredheza

Penne me perime ne grill

Penne me perime ne grill

0