Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Hummus klasik Mesdheu

Si femije asnjehere nuk me ka pelqy te ha leblebia sic i kemi quajtur (ose emra tjere), sepse kane qene te thata dhe pa shije. Menyra e perdorimit ne ushqime dhe metoda me kreative ka qene jo ekzistente. Me cudit fakti se shume ushqime tjera kane depertu te ne nga Turqia e qiqrat veq tash koheve te fundit kane filluar te perdoren me gjeresisht. Sigurisht se eshte mesuar me shume per dobite e tyre te shumta dhe kostoja e tyre eshte e ulet. Jane sidomos te pazevendesueshem dhe vital ne dietat vegjetariane dhe vegane sepse permbajne sasi te larte te proteines.

Njera nga menyrat me te kendshme dhe me te lehta per ti perfshi keto bishtajore ne dieten time te perditshme eshte pregaditja e hummusit. Kam provu lloje te shumta te hummusit te blere e gjithashtu kam pregadite vet ne menyra te ndryshme duke u perpjekur ta bej sa me origjinal. Mirepo pas shiqimit te disa Food & Travel show’s dhe nga nje artikull i shefit te njohur Yottam Ottolenghi mesova disa fakte te rendesishme per pregaditjen e hummusit i cili eshte art ne vehte. Menyra e zbutjes se kokrrave dhe trajtimini i tyre pas zierjes, shtuarja e ujit te akullt qe ndikon ne teksturen e hummusit si dhe temperatura e servimit jane arsyet qe e bejne hummusin e pregaditur vet me joshes.

Sekretet e pregaditjes se hummusit

Qiqrat e terur kane mbeshtjelles te forte i cili duhet te zberthehet teresisht per te fituar teksure te bute dhe kremoze. Duke perdorur sode bikarbone mundesohet tretja me e mire e ketij mbeshtjellesi dhe poashtu behet zierja dhe zbutja me e shpejte e qiqrave. Keni kujdes qe ti mbuloni me sasi te mjaftueshme te ujit sepse keto absorbojne shume ujin dhe eshte e domosdoshme te shtohet nje lugez sode bikarbone dhe keshtu duhet te qendrojne ne temperature dhome perafersisht 12-24 ore.

 

Pastaj kullohen dhe pastrohen mire dhe zihen ne tenxhere me uje te mjaftueshem ku shtohet 1/2 lugez bikarbone per 30-40 minuta ose derisa sa te zbuten mire. Pas zierjes do te shihni se mbeshtjellesi eshte shkeputur nga kokrrat por jo krejtesisht. Nese doni qe hummusi te kete teksture te shkelqyer largimi i kesaj cipe eshte i nevojshem prandaj mund ti fusni perseri ne uje te ftohte dhe ti ferkoni me duar. Shumica e ketyra cipave do te shfaqet ne siperfaqen mbi uje, vetem i mbledhni dhe i largoni. Ju duhet edhe pak durim. Tash qiqrat jane te gatshem per pregaditjen e hummusit.

Sasia e qiqrave eshte sipas deshires. Une perdori sasi te madhe e pastaj e ndaj per ushqime te ndryshme gjate javes sepse e preferoj ti perdori qiqrat e terur ne vend te atyre qe blehen ne kanaqe.

Hummus klasik Mesdheu

Perberesit per hummus

  • 1  1/4  gote (rreth 300 gr) qiqra te pregaditur sipas udhezimit larte
  • ¼ gote tahini (4 luge)
  • 2 luge leng limoni te fresket
  • 2 thelba huder te shtypur
  • pak kripe
  • 3-4 luge uje akulli

Pregaditja

 Ne procesor ushqimi perzihen mire qiqrat derisa te krijohet nje mase e ngurte.

Pastaj shtohen tahini, lengu i limonit, hudra, kripa dhe vazhdon perzierja derisa te gjithe perberesit te bashkohen mire. Ne fund shtoni nga nje luge uje te ftohte dhe vazhdoni kete proces 3-5 minuta ose derisa te fitohet nje mase kremoze dhe e bute.

Preferohet qe hummusi te servohet me temperature te ngrohte (perafersisht si temperatura e dhomes ose pak me shume), prandaj mund ta futni per pak minuta ne furre ne temperature te ulet. 
Para servimit duhet ti shtoni vaj ulliri i cili eshte i domosdoshem, si dhe ndonje melmese tjeter, p.sh pak biber te kuq, qimnon (cumin), za’atar.

Para nje kohe ne nje blog e pash nje ide te kombinimit te hummusit me kepurdha keshtu qe e provova dhe me pelqej. Une preferoj te ha kepurdha shume shpesh per faktin se tekstura e tyre eshte shume e kendshme dhe per arsye se permbajne sasi te fibrave, proteineave, vitamines B dhe nese jane te ekspozuara ne diell permbajne vitamine D. Une e pregadita pak me ndryshe kete shtese me kepurdha e cila mund te behet ne nderkohe derisa hummus-i eshte ne furre.

Perberesit e shteses me kepurdha

  •  300-400 gr kepurdha te preferuara
  • 1 qepe te vogel te prere imet
  • 1 thelb huder te prere imet ose te shtypur
  • Pak vaj ulliri ose tjeter
  • Pak qimnon (cumin)
  • Pak za’atar
  • Kripe & biber
  • Magdanoz

Te gjithe perberesit fergohen mire derisa te zbuten dhe karamelizohen. Siper shtoni magdanozin i cili jep nje shije freskuese.

Sherbeni siper hummusit te ngrohte. Pashtu mund te shoqerohet me pita dhe perime.

Buke arrore & farore

Buke arrore & farore

Leng perimesh (vegan)

Leng perimesh (vegan)

0