Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Molla drithola

Molla drithola

Molla drithola

Kjo eshte nje recete shume e shendetshme per ta ngrene ne mengjes te servuar me pak jogurt. Eshte e lehte por edhe te ngop mjaft per shkak se permban tershere. Poashtu ne te njejten kohe mund te konsumoni perberes nga te gjtha grupet e ushqimeve, qe ne fillim te dites.

 

Perberesit

  • 1.5 kg molla te ndyshme, te qeruara dhe te copetuara ne copa te vogla
  • 2 luge leng limoni + levoren e 1 limoni
  • 1 lugez kanelle
  • 1 lugez cardamom
  • ¼ lugez kripe
  • 125 ml vaj kokosi
  • ¼ gote mjalte (60ml)
  • 2 gota tershere (180gr)
  • ½ arra te grimcuara (65gr)
  • ½ gote rrush te thare
  • ½ gote kokos (65gr)

Pregaditja

Nxehet furra ne 200°C

Perzihen mire copat e mollave me lengun e limonit, kanelle dhe pak kripe dhe vendosen ne enen per pjekje.

Ne nje tenxhere te mesme shkrihen vaji dhe mjalta. Pastaj ketu shtohen te gjithe perberesit tjere, tershera, bajamet, kokosi dhe perzihen derisa te krijohen forma qe duken si grumbuj te vegjel. E tere kjo hidhet mbi masen me molla dhe vendoset ne furre te pjeket per 40-50 minuta apo derisa mollat te jene zbutur dhe lengu i tyre te krijoje fluska.

Nese drithola fillon te skuqet me heret atehere mund te mbulohet me leter folie.

Pas pjekjes qendron ne temperature dhome qe te ftohet e pastaj futet ne frigorifer.


 

 

Buke e pa zakonshme

Buke e pa zakonshme

Erezat per gatim

Erezat per gatim

0