Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Puding me fara chia

Puding me fara chia

Koheve te fundit farat chia njihen si nje nder ushqimet me superiore. Ato jane shume te lehta te treten nese pregaditen ne menyre te duhur.

Farat chia jane te mbushura me plot ushqyes dhe fuqi energjie. Ato jane te pasura me omega 3, vitamine (A, B, E, D) dhe minerale (sulfur, hekur, magnezium) te cilat i bejne keto fara te kane benefite te shumta per ne. Jane te pasura edhe me fibra duke ndihmuar ne balancimin e nivelit te sheqerit ne menyre natyrale. Poashtu parandalojne urine dhe apetitin, pra ne kete menyre duke ndihmuar ne humbje te peshes.

Menyra me e mire per ti nxjerre vitaminet dhe mineralet eshte duke i njomur ne leng. Pra ekzistojne shume faktore per ti ngrene keto fara te shendetshme, prandaj nuk ka kohe me te mire se tash per ti shtuar ne dieten tuaj. Ja nje recete shume e lehte qe mund ta pregaditni ne mbremje keshtu qe te nesermen e keni nje mengjez e gatshem, te shendetshem dhe plot shije.

Perberesit

1 gote mjedra apo fruta tjera mali

3 luge fara chia (lexoni ketu per benefitet)

3 luge kokos te imet

1 gote qumesht

pak levore portokalli

mjalte (nese deshironi shije me te embel, varesisht nga frutat)

 

 

Pregaditja

Meqenese gjate dimrit frutat e malit nuk jane sezonale atehere mund te perdorni edhe ato te ngrira.

Mjedrat i shtypni me piru per ti zbutur pak. I shtoni te gjithe perberesit tjere dhe i perzieni mire. I leni te qendrojne per se paku 30 min. ne frigorifer ose edhe gjate tere nates. Para konsumimit mund ti shtoni edhe peme tjera si dhe gjalpe nga frutat arrore (une i kam shtuar gjalpe nga lajthiat).

Benefitet e farave chia

Benefitet e farave chia

Supe dimri me kungull & domate

Supe dimri me kungull & domate

0