Supe dimri me kungull & domate
Ne keto dite te ftohta dimri, pirja e supes te ben te ndihesh jashtezakonisht mire. Meqenese kungulli eshte perime sezonale dhe ka cmim relativisht te ulet ai gjate kesaj sezone gjen perdorim ne ushqime te ndyshme, te embela e poashtu edhe te njelmeta. Kungulli ( i misirit apo vidim) permban ushyes te shumte, si vitamine A+C, fibra, potasium, hekur dhe magnezium. Gjate zierjes behen te embel dhe tejet te shijshem, perderisa e ruajne ngjyren e mrekullueshme qe e kane. Kjo eshte supe me kungull i cili eshte i njohur si kungull dimri. Per te krijuar kontrast ne shije une perdora domate. Per ti dhene shije edhe me te pasur i shtova edhe qumesht kokosi i cili ndihmon ne uljen e kolesterolit, permireson shtypjen e gjakut, si dhe parandalon sulmin e zemres. Poashtu edhe eshte i pershtashem per konsumim tek personat si une, qe vuajne apo kane alergji nga laktoza e qumeshtit me prejardhje shtazore si dhe per vegjetarianet.
Perberesit
1 kungull mesatar
3-5 domate te vogla
2 thelba huder
1 kanaqe qumesht kokosi (me % yndyre te ulet)
1 gote uje
rozmarine
kripe + biber te zi
Pregaditja
Kungulli prehet pergjysme dhe i largohen farat. Qitet ne tepsi ne menyre qe ana e prere te jete poshte dhe piqet ne temp. 200C per 30-40, varesisht nga lloji i kungullit, prandaj e provoni deri sa te jete i zbutur mire.
Pas pjekjes e ftohni pak dhe pastaj me nje luge e largoni tulin e kungullit nga levorja dhe e qitni ne blender.
Ne tenxhere qitni pak vaj ulliri dhe e shtoni hudren dhe domatet. I fergoni vetem rreth 10 minuta. Te gjithe perberesit i qitni ne blender dhe i perzieni mire. Nese tekstura eshte e trashe atehere mund ti shtoni edhe pak uje.
Ne mungese te qumeshtit te kokosit mund ti shtoni uje apo edhe qumesht te cilin ju e preferoni.