Tung.

Mire se vini ne blogun tim. Ju uroj qendrim te kendshem!

Gjalpe kikirriku

Gjalpe kikirriku

Gjalpe kikirriku

Sigurisht se shume nga ju e pelqeni gjalpen e kikirrikut, mirepo sa nga ju e keni provuar ta beni vete ne shtepi? Nese asnjehere nuk e keni bere vete, nuk e besoj qe e dini se sa lehte eshte te pregaditet dhe sa me i shijshem eshte se ai qe blehet. E vetmja vegel qe ju duhet eshte procesori i ushqimit apo nje blender i fuqishem.

Gjate kesaj procedure, kikirriket kalojne ne disa faza per te arritur ate teksturen e bute. Ne fillim ajo do te jete gati si kokrra zalli dhe tejet e thate, por mos e humbni durimin sepse mbas pak me shume se 5–6 minuta fitohet tekstura e deshiruar. Ju them qe te mos shpresoni se tekstura do te jete ashtu e bute sikur te ai i blere, por te jeni te sigurte se do te hani dicka qe eshte shume me i shijshem dhe tejet me i shendetshem. Poashtu preferohet qe mundesisht te zgjedhni kikirriket organik.

Poashtu mund te perdorni edhe fruta arrore tjera per te pregaditur gjalpe nga bajamet, lajthiat, farat e kungullit, duke e perdorur te njejten teknike.

Perberesit

  • 2 gota kikirrika te fresket
  • ½ lugez kripe deti
  • 1-2 luge vaj kokosi (apo tjeter te preferuar)
  • 1-2 luge mjalte (sipas deshires)
  •  
  • Pregaditja

    Paraprakisht pregaditet furra duke e ngrohur ne temperature 180°C.

    1. Kikirriket qiten ne tepsi dhe piqen perafersisht rreth 10 minuta. Keni kujdes sepse pjekja e tepruar e ben gjalpen te kete shije jo te kendshme.
    2. Pas pjekjes, i qitni kikirriket ne procesor ushqimi dhe e filloni bluarjen e tyre.
    3. Ne fillim i bluani vetem pak derisa kikirriket te copetohen.
    4. Pastaj i bluani vazhdimisht per 1 minute. E ndalni procesorin duke e mbledhur me luge silikoni nga anash tere masen. Tash pamja e mases eshte perafersisht si kokrra zalli dhe eshte e thate.
    5. Pastaj vazhdoni bluarjen edhe per 2 minuta. Tash sigurisht masa e ka marre teksturen me te bute dhe fillon te formohet si nje grumbull. Perseri me luge e mbledhni tere masen ne mes te procesorit.
    6. Vazhdoni edhe per 2 minute dhe tash masa e merr teksturen me te bute dhe ka pamje me te shkelqyer.
    7. Tani mund ta shtoni vajin dhe kripen, poashtu edhe mjalten nese e preferoni.
    8. Vazhdoni bluarjen derisa gjalpa e fiton teksturen e preferuar.
    9. Tash mund ta transferoni gjalpen ne kavanoz dhe e futni ne frigorifer.

    Mund te konsumohet gjate disa javesh, vetem nese mund ti rezistoni shijes:)

    Benefitet e vitamines D

    Benefitet e vitamines D

    Matcha latte

    Matcha latte

    0