thealbanianvegan.com

View Original

Benefitet e kale

Kale eshte mbretereshe e perimeve te gjelberta dhe nje fuqi ushqyese. Ka pak kalori, por ka shume fibra dhe ka zero yndyre.

Nje gote kale ka vetem 34 kalori, dhe 5 grame fibra. Pembajtja e fibrave e ben ate te shkelqyeshme si ndihmes dhe eliminues ne sistemin e tretjes. Eshte i mbushur me shume ushqyes, vitamine, folate, magnezium dhe antioksodante.

Kale ka sasi te larte te hekurit. Ne sasi te njejte kalorie, kale ka me shume hekur se sa mishi i lopes. Hekuri eshte i domosdoshem dhe thelbesor per shendet te mire,  dhe si i tille eshte esencial per formimin e hemoglobines dhe enzimeve, transportimin e oksigjenit ne pjese te ndryshme te trupit, funksionin e duhur te melqise etj.

Kale ka sasi te larte te vitamines K. Dieta qe eshte e pasur me vitamine K, ndihmon ne mbrojtjen kunder llojeve te ndryshme te kancerit. Poashtu eshte i domosdoshem per nje mori te funksioneve te organizmit, duke perfshire shendet normal te kockave dhe koagulimit te gjakut. Poashtu niveli i larte i vitamines K, ndihmon njerezit qe vuajne nga semundja e Alzheimer-it.

Kale eshte nje ushqim i mire kunder-inflamator. Nje gote e mbushur me kale permban 10% te omega-3, qe ndihmojne luftimin kunder artritit, astmes dhe crregullimeve autoimune.

Kale permban sasi te larte te vitamines A, e cila eshte e shkelqyeshme per shikim te mire, lekure te mire dhe poashtu ndihmon si preventive kunder kancerit te melqise dhe atyre orale.

Kale poashtu permban sasi te larte te vitamines C, i cili ndihmon sistemin imunitar, metabolizmin dhe te lengjeve ne organizem.

Kale ka sasi te larte te kalciumit.  Ne sasi te njejte kalorie, kale ka me shume kalcium se sa qumeshti, i cili parandalon demtimin e kockave, parandalimin e osteoporozes, mirembajtjen dhe shendetin e metabolizmit.

Kale eshte e mbushur me plot fibra dhe sulfur, te cilat jane te shkelqyeshme per detoksifikimin e organizmit, duke e mirembajtur shendetin e melqise.

Poashtu shume shpesh behet pyetja se a eshte kale e fresket, e demshme?

Kale (dhe te gjtha perimet tjera krucifere) permbajne nje komponente te quajtur isothiocynates, te cilat  si duket e bllokojne enzimen TPO,  te gjendres tiroide e cila eshte pergjegjese per lidhjen e jodit me hormonet tiroide per ti bere ato aktive.

Pra, mendohet se keto perime e bllokojne organizmin per te perdorur sasine e duhut te jodit. Nese gjendra tiroide nuk ka sasi te mjaftueshme te jodit, atehere qelizat rriten me shume dhe ajo behet me e madhe – kjo quhet semundja Grave. Keto lloj perime e shakaktojne fryerjen e tiroidit sepse ai punon me shume per te krijuar hormonet tiroide me numer te kufizuar te materieve. Kale dhe perimet tjera krucifere konsiderohen si shkaktare te kesaj gjendje vetem atehere kur konsumohen te fresketa. Kur perimet krucifere zihen pak ne uje apo avull atehere ky problem nuk ekziston me.

Por kjo nuk do te thote se keto perime nuk duhet te konsumohen te fresketa asnjehere. Per cdo gje ne jete duhet te gjindet nje balance, prandaj te hani keto perime 1-2 here ne dite nuk mund te shkaktoje problem (vetem nese hani sasi te madhe), por duhet te keni kujdes qe niveli i jodit ne organizmin e juaj eshte adekuat.

Ka shume menyra se si te perfshini kale ne dieten e juaj. Mund ta perzieni ne smoothie, supe, me perime te tjera, ne sallata te ndryshme (i beni nje masazhe te lehte me pak vaj ulliri dhe pak kripe per ti zbutur gjethet e ashpra), si dhe ne ushqime te ndryshme duke e zier pak apo edhe te fresket.