thealbanianvegan.com

View Original

Limonate me Shalqi

Shalqiri eshte pema me e kendshme e veres. Tash kur dielli rrezaton nxehtesi dhe karcyllat kendojne gjithandej, vetem ta paramendoj shalqirin me ben te ndij freski. Ka qene pema me e dashur qysh ne femijeri dhe vazhdon te jete edhe tash.

Perveq shijes se mahnitshme shalqiri permban plot ushqyes. Permban sasi te konsiderueshme te vitamines C, kalcium, magnezium, fibra, proteine dhe sasi te larte te potasiumit. Te gjithe keta perberes kane ndikim te madh ne shendet.

  • Sasia e larte e potasiumit ndihmon ne pastrimin e veshkeve dhe se bashku me magneziumin ndihmon ne uljen e shtypjes se gjakut.
  • Shalqiri permban rreth 90% uje prandaj sherben si stimulues ne lirimin e lengjeve te teperta ne forme te djerses duke e ftohur ne kete menyre trupin gjate diteve te nxehta te veres, dhe parandaluar goditjet nga nxehtesia.
  • Shalqiri ka nivel te larte te likopenes, prandaj mund te perdoret si preventive ndaj kancerit. Poashtu permireson funksionin e zemres duke parandaluar problemet kardiake te lidhura me moshen. Disa studime sygjerojne se nje cope shalqi ne dite mund ta parandaloje akumulimin e kolesterolit te keq.
  • Vitamina C, beta-karroteni si dhe luteina jane perberes te cilet sigurojne mbrojtjen e syve.
  • Shalqiri ndihmon ne humbje te peshes e cila behet nga niveli i ujit dhe sasia e fibrave. Ky kombinim eshte ideal sepse te mban ngopur dhe te jep kenaqesine e embelsires por pa kalori te shumta.

Verejtje: Shalqiri i para-prere (qe blehet ne dyqan) eshte kercenim per shperthim te Salmoneles, prandaj me pak durim mund ta preni vete per siguri te shendetit tuaj!

Limonate me Shalqi

  

Perberesit

  • 2 gota kocka shalqiri te ngrire*
  • 1 gote uje kokosi ose uje te thjeshte
  • 1 limon ose limete (lengun)
  • Disa gjethe borziloku ose mente

Pregaditja

Te gjithe perberesit perzihen mire ne blender. Shijoni menjehere.

*Ne mungese te shalqirit te ngrire mund te perdorni shalqi te fresket dhe te perdorni kocka akulli ne vend te ujit.