thealbanianvegan.com

View Original

Laker turshi - metode e shpejte

Lakra e fermentuar e bere vet eshte menyra me e mire dhe me e lehte per te konsumuar probiotiket dhe poashtu qe eshte me e lire se suplementet. Gjate fermentimit prodhohen miliarda bakterie te dobishme. Per arsye se eshte e bere ne kushte shtepie (dhe jo a pasterizuar si ato qe blehen ne dyqan), keto bakterie jane ende te pranishme kur e hajme lakren e cila na ndihmon shume ne floren e zorreve.

Per fermentim te suksesshem ne kushte shtepie shume faktore luajne rolin e tyre. Keta jane me te rendesishmit:
 

Lakra

Lakra duhet te jete e fresket dhe mundesisht organike.

Kripa

Kripa duhet te jete kripe deti apo kripe e Himalajes. Kripa e jodizuar nuk eshte e pershtatshme sepse e pengon procesin e fermentimit. Poashtu sasia e kripes duhet te jete prej 1-3 luge kripe per 4 gota uje. Nese sasia e kripes eshte e pa mjaftueshme atehere mund te krijohen bakterie te demshme e poashtu edhe myku. Gjithashtu edhe sasie e tepert mund ta ngadalesoje procesin e fermentimit.

Uji

Uji duhet te jete i filtruar d.m.th., uji i kualitetit te larte ne shishe permban minerale te shumta qe eshte i ngjashem me ate qe rrjedh nga burimet natyrale te ujit. Uji i pijshem qe vjen nga ujesjellesi mund te permbaje shume ose pak minerale duke e bere ujin e ashtuquajtur te forte ose te bute. Uji me i preferuar eshte ai qe nuk permban klor, kloramine dhe flor.

Enet

Keni kujdes qe enet te jene pastruara mire, perfshire edhe duart! Mos perdorni asnjehere ene plastike sepse bakteriet ushqehen me plastiken e keshtu edhe ne indirekt e konsumojme plastiken. GJITHMONE perdorni kavanoze qelqi.

Ruajtja

Vemendja te posaqme duhet ti kushtohet faktit qe masa e lakres duhet te shtypet mire nga lart ne menyre qe e tere lakra te jete e mbuluar me shellire duke krijuar ambient anaerob (mungese oksigjeni) i cili siguron fermentim te sukseshem.

Edhepse mund ti permbaheni te gjitha ketyre rregullave procesi i fermentimit mund te jete pa me ndryshe secilen here. Nese kur e hapni kavanozin e vereni se eshte krijuar shtrese myky mos u shqetesoni. Nese kjo shtrese eshte e holle dhe e bardhe atehere mund ta pastroni dhe fermentimi mund te vazhdoje pa problem. Mirepo nese myky ka ngjyre te gjelbert, te zeze, hiri dhe ka pamje te mjegullt, preferohet qe kjo shtrese te largohet dhe te provoni shijen. Ne baze te saj mund te dalloni se a eshte prishur edhe lakra nder shellire dhe mund te vendosni a duhet te vazhdoje procesi i fermentimit.

 

Laker turshi - metode e shpejte

Perberesit

  • 1 laker mesatare
  • 1 ½ luge kripe deti
  • 1-2 thelba huder
  • 1 tufe koper
  • Uje te filtruar (sipas nevojes)

Pregaditja

Lakra pastrohet mire dhe copetohet ne foma te vogla. Mund te perdorni edhe procesor ushqimi.

Pastaj ne nje ene te madhe e perzieni me dore lakren dhe kripen.

Pastaj lakra vazhdon te ngjeshet mire me dore ne menyre qe lakra te leshoje sa me shume sasi te ujit sepse kjo do te jete shellira qe do ta mbuloje tere lakren pasi te vendoset ne kavanoz.

Tash mund ti shtoni erezat e preferuara. Varesisht nga lloji i lakres edhe sasi e ujit mund te ndryshoje. Nga pervoja ime lakra nappa permban me se shumti uje, pastaj lakra e zakonshme e gjelbert dhe lakra e kuqe permban pak sasi te ujit. Tash duhet te shtrydh mire lakren ne menyre qe uji te mbetet ne fund. Mund ta beni pjeserisht, pra nje grusht laker qe ja keni larguar ujin e vendosni ne kavanoz qelqi. Veproni keshtu deri sa e tere lakra eshte shtresuar mire ne kavanoz. Ne fund i vendosni disa gjethe te lakres duke e shtypur shume, ose mund te perdorni dicka tjeter qe ju e preferoni.

Ne fund duhet te qitni shelliren e mbledhur duke pasur kujdes qe tere lakra ne kavanoz te jete e mbuluar mire. Kjo e parandalon prishjen dhe formimin e mykut ne kavanoz.
Nese shellira nuk mjafton per me e mbulu tere lakren ne kavanoz, atehere mund te perzieni uje te filtruar me pak kripe dhe e shtoni ne kavanoz.

Kavanozi duhet te qendroje ne dhome te erret dhe te ftohte per minimum 3 dite e deri ne 10 dite ne temperature 18℃ deri 23℃. Mbas 3 dite e kontrolloni nese eshte krijuar shija e preferuar.
Formimi i ballonave te vegjel mbi laker eshte krejt e natyrshme, kjo tregon qe procesi i fermentimit eshte i shendoshe dhe nuk eshte arsye per shqetesim. Kur te vendosni ta perfundoni procesin e fermentimit atehere kavanozin e futni ne frigo ku mund te qendroje deri ne 3 muaj.