thealbanianvegan.com

View Original

Dobite e njomjes se arroreve, faroreve, dritherave

Dieta e pasur me arrore dhe farore na bene me te shendetshem duke parandaluar semundje te ndryshme. Poashtu personat qe rregullisht konsumojne keto bime kane peshe me te vogel se se ata qe i konsumojne me rralle. Preferohet te hani rreth 30 grame (nje grusht) ne dite. Arroret dhe faroret jane furnizues te rendesishem te yndyrnave te shendetshme si dhe ushqyesve te cilet jane te dobishem per shendetin e zemres, funksionin e trurit parandalimin e diebetit. Jane ushqime te mahnitshme per tu shtuar ne sallata te ndryshme, ne pregaditjen e gjalpave te ndryshme ose edhe te hahen si snack.

Te gjitha keto bime (perfshire arroret, faroret, dritherat, bishtajoret e ndryshem) kane nje afat te gjate te qendrueshmerise ne raftet e dyqaneve apo ne kuzhinat tona. Por a e keni menduar ndonjehere arsyen se pse keto bime mund te qendrojne ne kete forme aq gjate pa lulezuar? Si cdohere, natyra me aftesine magjepse te saj, ketyre bimeve ju ka dhuruar material gjenetik te shkelqyer. Keto jane enzime specifike te cilat e bejne frenimin e rritjes se vazhdueshme te tyre derisa perseri te krijohen kushtet e duhura per rritje (ngrohtesia e diellit, uji, dheu).   

Si shembull, gjate konsumit te arroreve te gjalla ne i hame edhe keta frenuesit e enzimeve te cilet jane te demshem per sistemin tone tretes duke shkaktuar simptome te ndryshme, p.sh dhimbje te barkut. Por fakti me shqetesues eshte se keta frenues e parandalojne edhe absorbimin te gjithe yshqyesve te shendetshem, si kalciumit, hekurit, magneziumit dhe zinkut. Per kete arsye nje dieta qe permban drithera te plota qe nuk jane te fermentuara mund te krijoje mungese te larte mineralesh dhe humbje te densitetit kockave.

Mirepo per te gezuar te gjitha dobite qe na ofrojne arroret dhe faroret, kurdo qe eshte e mundur duhet te konsumohen ne formen e tyre sa me natyrale, pra se pari te mbira ose te njomura. Sigurisht se kjo eshte edhe nje procedure shtese ne rutinen tone, por ja cilat jane arsyet shendetesore per te bere njomjen e bajameve (por edhe cdo arrore dhe farore tjeter):

  • Tretje me e lehte 
  • Per inkurimin dhe prodhimin e enzimeve te dobishme
  • Për të bërë proteinat më të gatshme dhe në dispozicion për absorbimin e tyre
  • Per parandalimin e mangesise se mineraleve dhe humbjes se kockave
  • Ndihmon ne neutralizimin e toksinave ne zorren e trashe dhe ndihmon ne mirmbajtjen e saj
  • Te parandaloje shume semundje dhe crregullime shendetesore
  • Balancim te vlerave pH

Procesi i njomjes se arroreve, faroreve, dritherave dhe bishtajoreve behet per te imituar procesin natyral kur te gjthe faktoret per rritje jane te pranishem. Kur arroret ose faroret lagen nga uji dhe nxehen nga rrezet e diellit atehere mbijne per te prodhuar bimen. Procesi i njomjes e ben neutralizimin e fitateve dhe frenuesve te enzimeve. Procesi i njomjes i jep efekt aktiv dhe ngrit nivelin e vitaminave C, A dhe B. Posaqerisht eshte me rendesi te theksohet rendesia e rritjes se nivelit te vitamineve B, te cilat vazhdimisht perdoren nga trupi kur perballemi me streset e perditshme.

Njomja e ketyre bimeve e ben trupin te kete nivel me alkaline. Gjate njomjes keto bime bijne, duke e ngritur nivelin pH te tyre. Duke u bere me alkaline, njekohesisht i ndihmojne trupit te kaloje prej nivelit acidik ne nivelin me alkaline. Bakteriet dhe semundjet nuk kane aftesi qe te mbijetojne lehte ne hapesiren alkaline te organizmit.

Procedura e njomjes se bimeve

Arroret e thara vendosen ne ene qelqi.

Mbulohen me uje te ngrohte. Per arroret e buta (arra, shqeme perdorni nje luge kripe. Per arroret me te forta (bajamet, lajthiat perdorni  1 ½ luge kripe).

Preferohet qe kavanozi te mbulohet me pecete kuzhine dhe te qendroje ne temperature dhome per 8-12 ore.

Pas perfundimit te njomjes, largoni nga uji ku kane qendruar dhe i shperlani mire me uje te paster.

Varesisht nga lloji i arroreve dhe faroreve qe i keni njomuar, mund edhe te largoni shume lehte cipen vetem duke e ferkuar pak me dore.

Pastaj mund te perdorni keto metoda per konsumin e tyre:

  • Mund ti hani te tilla mbrenda 24 ore ose perdorni ne receta te ndryshme.
  • Mund ti thani ne furre te posaqme sic eshte dehydrator ushqimi.
  • Mund ti thani ne furre te rendomte ne temperature minimale, varesisht nga furra.

Te pregaditura ne kete menyre mund te qendrojne ne frigo deri 2 jave ose ne friz deri ne 2 muaj.

Perqindja me e madhe e arroreve dhe faroreve qe blehen ne dyqane, e veqanerisht ato te pjekura, nuk jane te shendetshme per konsum. Perveq qe nuk jane te njomura, jane te mbeshtjellura me kripe dhe me vajra inflamatore.

Pjekja e tyre behet ne temperature te larte! Kjo i demton acidet yndyrore delikate qe gjinden ne arrore dhe farore.

Njomja e dritherave behet ne menyre te njejte, ne uje te ngrohte dhe i shtoni 1 luge uthull molle ose leng limoni per nje gote drithera. I leni te njomen per 8-24 ore.

Edhe bishtajoret duhet domosdorisht te njomen para se te zihen. Ne uje shtoni 2 luge uthull molle ose leng limoni per nje gote bishtajore. Keshtu mund te qendrojne 8-12 ore.

Procedura e ri-aktivizimit te ketyre bimeve eshte shume e thjeshte, por kerkon planifikim paraprak. Kur keni mundesi mos e anashkaloni kete procedure sepse ky eshte eshte edhe nje hap drejt nje shendeti me te mire.