thealbanianvegan.com

View Original

Shurup sherues nga shtogu

Shurup sherues nga shtogu

Ne koherat e vjetra shtogu eshte quajtur “arka sheruese e vendit.” Shtogu eshte kultivuar dhe perdorur per qellime mjekesore ne tere boten gjate shekujve. Perdorimi i shtogut eshte i shumefishte, mund te perdoret si antiseptik per trajtim te plageve, poashtu ben edhe zbutjen dhe tonifikimin dhe zbutjen e lekures se irrituar, si dhe relaksimin e muskujve. Por kete ne kete postim do te perqendrohem ne vetite shendetesore dhe pregaditjen e shurupit sherues nga shtogu.

Dobite shendetesore te shtogut

Frutat e shtogut jane te mbushura plot flavonoide te cilat ju japin ngjyren e thelle dhe e fusin ate ne kategorine e bimeve te pasura me plot antioksidante. Poashtu keto kemikale jane qelesi i vetive anti-inflamatore, antivirale dhe stimuluese te imunitetit qe ka shtogu. Keto fruta te vogla jane burim i mire i fibrave, vitamines A, C, hekur, B6 si dhe potasiumit. Shtogu e ben parandalimin e depertimit te viruseve ne qelize dhe ka veti per trajtim te simptomeve te ftohjes dhe gripit, redukton bllokimin e sinuseve, ben lehtesimin e dhimbjeve te barkut si dhe ndihmon ne detoksifikim.

Shtogu eshte nje barishte me efekt te rendesishem per forcimin e sistemit imunitar, mirepo per tretman efektiv duhet te mirret cdo dite ne forme suplementi. Perberesit e shtogut nuk mund te ngjiten ne inde, prandaj tretmani cdo ditor eshte i sigurte por edhe i nevojshem per te bllokuar viruset.

Sirupi i shtogut eshte nje leng i reduktuar e poashtu i thjeshte i cili ne fund perzihet me mjalten e pasur me probiotike. Shija e ketij shurupi eshte pak e tharte, pak e embel por e kendshme.

Perberesit e shurupit

3 ½ gota uje

½ gote fruta shtogu te thara

3 luge lule shtogu te thara

2-3 luge xhenxhefil te fresket

1 lugez karafil

1 dege kanelle

½ gote mjalte e paperpunuar

Pregaditja
 

  • Te gjithe perberesit (perveq mjaltes) shtohen ne nje ene per te vluar se bashku.
  • Pas vlimit ulet temperatura dhe ena mbulohet me kapak dhe zihet derisa sasia te pergjysmohet (rreth nje ore).
  • Pastaj masa kullohet mire duke u perpjekur qe sa me shume te shtrydhet i tere lengu.
  • Lejoni qe lengu te ftohet ne ambient te dhomes, pastaj mund ta shtoni mjalten duke e perzier mire derisa mjalta te tretet.
  • Lengu transferohet ne kavanoz qelqi dhe vendoset ne frigo.

Doza standarde per femije eshte ½ deri 1 lugez shurup dhe per te rriturit ½ luge deri 1 luge. Mirepo nese gripi godet, preferohet qe kjo doze standarde te mirret cdo 2-3 ore derisa simptomet te zhduken.

Sa mund te qendroje shurupi ne frigo

Kohezgjatja varet nga shume faktore. Nese shurupi eshte ende pak i ngrohte kur e hedhni ne kavanoz atehere nxehtesia krijon nje mbyllje te forte dhe mundeson qendrim me te gjate ne frigo, deri disa muaj. Mirepo si rregull te pergjitshem mund ta mbani ne frigo per 2-3 jave a pastaj mund ta futni ne friz ne sasi te vogla dhe pastaj e shkrini per perdorim aq sa ju duhet.