thealbanianvegan.com

View Original

Rendesia e vitamines B12 ne dieten me baze-bimore & vegane

Rendesia e vitamines B12 ne dieten me baze-bimore & vegane

Vitamina B12 eshte suplement kritik per personat qe ushqehen ne baze-bimore. Eshte vitamine e jashtezakonshme dhe e nevojshme te mirret ne sasi te vogel ne krahasim me te gjitha vitaminat tjera. Mund te ju befasoje fakti qe vitamina B12 prodhohet ne menyra natyrale nga mikroorganizmat qe ndodhen ne toke dhe uje, pra kafshet nuk e prodhojne vet kete vitamine. Kafshet qe kullosin, ne muskujt e tyre permbajne vitamine B12 sepse gjate ushqyerjes keto kepusin rrenjet e barit ne grumbuj ku gjinden te kacavitura grimca te dheut. Ne keto grimca te dheut gjinden mikrobet te cilat e prodhojne B12. Kafshet i perbijne keto mikrobe, dhe e prodhojne B12, te cilat pastaj absorbohen ne muskujt e tyre.

Gjithashtu kjo vitamine gjindet ne ujerat natyrale. Mirepo, per arsye te modernizmit sanitar, burimet bimore natyrale te vitamines B12 jane zhdukur nga jeta e sotme.

Per njerezit qe ushqehen me diete ne baze-bimore dhe vegane, kujdes tejet i veqante duhet te keni qe kete vitamine ta konsumoni si suplement sepse mungesa e saj mund te shkaktoje anemi, dementen dhe te demtoje boshtin kurrizor.

Sasia adekuate

Sasia zyrtare e rekomanduar nga RDA per personat te moshes mbi 14 vjeqare eshte 2.4 mikrograme (mcg) ne dite. Femijet e moshes 1-13 rekomandohet te konsumojne 0.9 mcg deri 1.8 mcg B12.

Cila eshte metoda e rekomanduar e konsumit

Produktet me te mira dhe me efektive per te marre B12 ne dieten e bazuar ne bime ose vegane jane: lloje te ndryshme te qumeshtit vegjetal te fortifikuar (bajamesh, kerpi, soja), fluska mengjezi te fortifikuara, suplementet, poashtu nje produkt qe e zevendeson mrekullueshem shijen e djathit, i quajtur Nutritional Yeast.
B12 mund te mirret edhe nga keto burime mirepo keto nuk jane te mjaftueshme, pra dieta e juaj nuk duhet te mbeshtetet ne: ushqimet e fermentuara, kepurdhat, spirulina, alga deti.

 

Qe te perfitoni te gjitha benefitet e kesaj vitamine ne dieten e bazuar ne bime ose vegane atehere ju duhet te veproni ne njeren nga keto menyre:

  • Hani ushqime te fortifikuara dy deri tri here ne dite qe se paku te merrni tre mikrograme B12 dhe secili servim te jete se paku 2 mcg B12.
  • OSE Merrni nje B12 suplement ne dite qe ju furnizon me se paku 25 mcg B12
  • OSE Merrni nje B12 suplement dy here ne jave qe ju furnizon me se paku me 2000-2500 mcg.

Nese dieta juaj mbeshtet te ushqimet e fortifikuara, atehere lexoni me kujdes etiketat duke u siguruar se merrni sasi te mjaftueshe te B12. Nese, nje servim i qumeshtit vegjetal permban 1 mcg B12 atehere tri servime ne dite ju sigurojne sasi adekuate te vitamines B12. Poashtu preferohet qe keto ushqime te mirren ne kohe te ndryshme gjate dites per arsye se nese doza e tere mirret pernjehere atehere receptoret mund te ngopen me nje dose te vogel dhe nuk mund te absorbohen me ne menyre efektive.