thealbanianvegan.com

View Original

Waffle vikendi me ve, domate & avokado

Waffle vikendi me ve, domate & avokado

Vikendi eshte pjesa me e bukur e javes. Mengjezi fillon ngadale duke shijuar kafe apo caj. Poashtu edhe me ne fund kemi kohe te pregadisim dicka qe na merr malli te hame gati gjate tere javes, krepa, llokuma, pancakes, waffles. Mirepo ka menyra se si disa nga keto ushqimet me te kendshme te behen pak me te shendetshme p.sh duke e zevendesuar miellin e bardhe me ndonje miell hikrre, kokosi apo tjeter, poashtu duke perfshi sa me shume peme dhe perime.
Kete recete qe po e ndaj me ju jane waffles super te shijshme, te shendetshme, nuk permbajne gluten dhe poashtu jane vegjetariane. Edhe me e mira eshte qe mund te shoqerohen me ckado qe ju don zemra:)

Perberesit per waffle

  • 1 gote miell hikrre

  • ½ gote miell bajamesh

  • 1 lugez pluhur per pjekje

  • ¼ lugez kripe

  • ½ lugez kanelle

  • 1 lugez sheqer kokosi apo mjalte

  • 2 ve

  • 1 gote qumesht te preferuar

  • ¼ gote vaj kokosi

Perberesit shoqerues

Ve te ziera pa levozhge (poached eggs)
Avokado
Domate
Dukkah (perzierje e melmesave dhe erezave me prejardhje nga Egjipti)
Keto jane preferencat e mia, mirepo ju mund ti shqeroni keto waffles me ckado qe ju preferoni.
 

Pregaditja e waffle-s
 

Ne nje ene te mesme perzihen mire te gjithe perberesit e terur. Ne nje ene tjeter perzihen vezet e tundura dhe pastaj shtohen vaji dhe qumeshti. Kjo mase i shtohet enes me perberesit e teruar duke e krijuar nja mase pakez te trashe.
Ne nderkohe aparati per berjen e waffles eshte ngrohur dhe para se te hidhet masa e brumit lyhet me pak vaj, varesisht nga aparati qe e posedoni.
Une e preferoj qe te perdori perafersisht nje gote brumi per nje waffle. Waffle duhet te pjeket perafersisht 3-5 minuta, mirepo edhe kjo varet nga aparati i juaj. Prej kesaj mase te brumit behen 4 waffle te medha.
 

Si te pregaditet dukkah
 

Ekzistojne receta te ndryshme mirepo une kete here kam perdorur:

  • ½ gote bajame te pjekura lehte
  • ½ gote fara susami te pjekura lehte
  • 1 ½ luge fara koriander
  • 1 ½ luge fara kumin
  • 1 luge kokrra biberi te zi
  • pak kripe

Farat e korianderit dhe kumin skuqen pak ne tigan, derisa te fillojne te kundermojne. Pastaj te gjithe perberesit duhet te grimcohen me shtypes dore apo procesor ushqimi derisa te fitohet tekstura e preferuar. Pastaj mund ta ruani ne kavanoz te mbyllur mire dhe keshtu mund te qendroje peraferisht nje muaj. Dukkah eshte shoqerues me shije fenomenale per perime te ndryshme.