thealbanianvegan.com

View Original

Benefitet e vitamines D

Benefitet e vitamines D

Vitamina D eshte shume e rendesishem per shendetin e kockave si dhe per shendet te mire ne pergjithesi. Gjithashtu eshte faktor i rendesishem ne shendetin e muskujve, mushkerive dhe trurit. Poashtu i ndihmon trupit tone per te luftuar infeksionet.

Trupi yne e krijon vitaminen D nga dielli. Poashtu mund te mirret nga nje sasi e vogel e ushqimeve si dhe zevendesuesve (supplements).

Vitaminet jane kemikale vitale qe i nevojiten trupit tone per shendet te mire.

Mjeket gjithmone e kane potencuar se sa e forte eshte lidhja ne mes te vitamines D dhe kockave te shendetshme, mirepo koheve te fundit rendesia e kesaj vitamine shihet si shume vitale per parandalimin dhe trajtimin e nje sere semundjesh kronike.

Vitamina D veqohet nga vitaminet tjere. Trupi yne mund te prodhon vetem vitaminen D gjate ekspozimit ndaj diellit. Mirepo trupi yne nuk mund te prodhoje asnje vitamine tjeter, ato duhet te mirren vetem me ane te ushqimit.

Niveli i duhur i vitamines D nuk eshte i varur nga konsumimi i ushqimeve. Per te pasur nivel adekuat te vitamines D, lekura juaj duhet te ekspozohet ndaj diellit rregullisht, e poashtu mund te arrihet edhe me zevendesues.
Me heret e ceka se vitamina D eshte e rendesishme per shendetin e kockave. Kalciumi dhe fosfori jane te domosdoshem per zhvillimin e struktures dhe forcen e kockave, prandaj ju duhet vitamina D per te bere absorbimin e ketyra mineraleve.

Mungesa e vitamines D eshte poashtu e lidhur me semundjen e kancerit, tipin-II te diebetit, shtypjen e larte te gjakut, depresionin, semundjen Alzajmer si dhe semundjet autoimune, skleroza multiple, Krohns dhe tipi-I i diebetit.

Ekspozimi ne diell dhe ushqimet tjera
 

Shumica e eksperteve rekomandojne qe ti ekspozohemi diellit 10-15 minuta ne menyre direkte pa perdorur losion kunder rrezitjes. Gjate dimrit koha e ekspozimit ne diell duhet te dyfishohet.

Qendrimi ne ambiente te mbyllura dhe perdorimi i kremes per mbrojtje nga dielli me faktor mbrojtes nga dielli (SPF) te larte e pengojne dukshem aftesine e trupit tone per te krijuar vitaminen D.

Nese e keni te pamundur qe te qendroni jashte ne diell, atehere keto jane ushqime qe mund te ndihmojne ne rritjen e vlerave te vitamines Dj: peshku shojze (halibut), krapi, skumbri, ngjala, kepurdhat portabella (te ekspozuara ne rrezet UV), salmoni, trofta, sardinat, vaji nga melcia e peshkut merluc, tuna, vezet dhe qumeshti i paperpunuar.

Vlerat e vitamines D
 

Menyra e vetme per te ditur se cfare niveli te vitamines D ka organizmi juaj eshte duke bere testin e gjakut. Pasi qe ti merrni rezultatet e vlerave, duhet ti keni parasysh keta numra:

  • 50+ vlera e vitamines D eshte adekuate
  • 30-50 vlera eshte jo aq te mjaftueshme prandaj rekomandohet te merrni zevendesues dhe te kaloni sa me shume kohe ne diell
  • <30 vlera eshte e pa mjaftueshme

Nese vuani nga vlera te pamjaftueshme te vitamines D, konsultohuni me mjekun tuaj per te mesuar se sa eshte sasia e adekuate e zevendesuesve te vitamines D qe ju duhet te merrni per te ngritur sa me shpejte nivelin e tij.