thealbanianvegan.com

View Original

Perfitimet nga Quinoa

Perfitimet nga Quinoa

Quinoa eshte bime 7000 vjecare me origjine nga Amerika Jugore. Zakonisht njihet si “kokerr e lashte”, quinoa teknikisht nuk eshte kokerr ose drither, por eshte fare e cila nuk permban gluten.

Profili ushqyes i kesaj bime eshte tejet impresiv per arsye se rralle mund te ndodhe qe nje bime te jete burim i proteines se plote, pra permban profilin e plote te 20 amino acideve, duke perfshire 10 acidet esenciale qe trupi yne nuk mund ti prodhoje vet.

Nje gote e zier quinoa permban 8 grame proteine qe e ben ate ushqim me vlere per personat qe ndjekin diete vegjetariane, vegane apo te bazuar ne bime.

Poashtu quinoa eshte e dobishme per njerezit te cilet ndjekin diete pa gluten, duke siguruar lendet ushqyese qe ju mungojne atyre pas eliminimit te dritherave tradicionale nga dieta e tyre.

Ushqyesit ne quinoa kane veti te forta antioksiduese dhe anti-inflamatore qe i ndihmojne trupit te parandaloje dhe luftoje semundjet si kanceri, semundjet e zemres, diabetin. Poashtu ajo mund te ndihmoje ne humbjen e peshes per arsye se ajo jep ndjenjen e ngopjes pas ngrenjes.

Nje gote (185 gr) quinoa e zier permban 8 grame proteine dhe 5 grame fibra, magnezium, hekur, zink e shume minerale tjera. Gjithashtu permban edhe sasi te vogel te  te omega-3. Quinoa njihet per “perberje te pazakonshme si dhe ekuilibrim te jashtezakonshem” te proteines, ynyrnave si dhe vitaminave, mineraleve, antioksidanteve, acideve yndyrore, duke e bere ate si tejet ushqyes.

Quinoa eshte e zbehte ne shije mirepo eshte tejet e pershtatshme te perdoret ne ushqime te ndryshme.
Ja se si mund te pregadisni quinoa te zier.