thealbanianvegan.com

View Original

Katrorka per disponim te mire

Katrorka per disponim te mire

Kur ditet e javes jane te ngarkuara me pune dhe obligime te ndryshme, kujdesem qe ndermjet shujtave te rregullta, te ha dicka qe me jep energji. Gjithashtu me shume kenaqesi ha dicka te embel dhe qe permban cokollate te zeze, yummy:) Ndonjehere pregadise drithola apo toptha te ndryshem, por duke u perpjekur qe cdohere te pregadise dicka te re.

Kjo recete eshte nje nga ato qe koheve te fundit me pelqen ta kem per cdo rast :), sepse si duket koha e ftohte me ben qe ti ndij nevoje te ha dicka qe eshte e pasur me karbohidrate. Poashtu pregaditet shume shpejte, por edhe me mire sepse nuk ka nevoje per pjekje.

Si duket une nuk jam e vetmja qe gjate dimrit e ndij kete nevoje. Arsyeja qendron ne faktin se jashte ka me pak drite, sepse ditet jane me te shkurta, prandaj organizmi yne prodhon me pak vitamine D (te ashtuquajturin vitamine diellore). Kjo vitamine ndihmon qe te kemi disponim me te mire dhe te qilter sepse e ngrit nivelin e seratonines ne menyre natyrale. Serotonina eshte nje kimikale e trurit qe te ben te ndihesh mire dhe qe e rregullon gjendjen shpirterore, emocionet dhe gjumin. Pra ushqimet qe permbajne karbohidrate, japin nje shtytje te serotonines, prandaj konsumimi i  ushqimeve te tilla jane ne nje menyre si vete-sheruese, me ane te burimeve ushqimore. Poashtu nje menyre tjeter per te krijuar serotonine eshte duke bere ushtrime, prandaj nuk duhet ti anashkalojme ushtrimet ne palester apo edhe ecjen kur eshte e mundur.

Kjo recete mund te perdoret si udhezim sepse llojet e frutave arrore dhe farave mund ti zevendesoni me ato qe ju i preferoni. Edhe cokollata mund te jete me perqindje te ndryshme te kakaos. Cfaredo qe do te perdorni, besoj qe rezultati nuk do te ju zhgenjeje.

 

Perberesit

  • 1 gote tershere
  • 1 gote gjalpe te frutave arrore (te kikirrikave, lajthiave, bajameve)
  • ¼ gote (bajame, arra)
  • ¼ gote fara luledielli
  • ¼ fara susami
  • 10 hurme (apo kombinim me fiq)
  • pak boronica te thara (apo rrush te thate)
  • pak kripe

Glazura

  •  100 gr cokollate te zeze, te shkrire
  • kokos te imet

Pregaditja

Pregaditni tepsine paraprakisht me leter per pjekje.

Tersheren dhe frutat arrore i bluani me procesor ushqimi, derisa te ndahen ne copa te mesme (apo me thike). I shtoni hurmet dhe fiqet (te cilet duhet zbutur me pare ne uje), dhe farat per ti bluar, derisa te krijohet teksture me copa jo shume te imeta.

Ne nje tenxhere ne temp. te ulet e shkrini vajin e kokosit se bashku me gjalpen e zgjedhur derisa te krijohet mase homogjene.  E largoni nga zjarri dhe i qitni te gjithe perberesit e bluar mbi kete mase dhe i perzieni mire.

E tere masa tash qitet ne tepsi duke e ngjeshur dhe hapur mire me dore.

Siper qitni cokollaten e shkrire dhe kokosin, dhe e leni te qendroje ne frigorifer derisa te ftohet dhe ngurtesohet mire. E preni ne forme dhe madhesi te deshiruar.

Eshte e pershtatshme te qendroje edhe ne friz.