thealbanianvegan.com

View Original

Sallate me thjerreza, qiqra & domate

Sallate me thjerreza, qiqra & domate

Kjo sallate pregaditet me thjerreza si perberes kryesor. Poashtu eshte sallate vegjetariane, permban plot fibra dhe proteina. Mund te pregaditet me heret sepse te gjitha aromat e perberesve kur te perzihen krijojne nje shije fantastike. Edhe pse thjerrezat jane bishtajore, ato nuk duhet te qendrojne ne uje para se te zihen. Pra eshte nje ushqim shume i lehte per tu pregaditur dhe mund te ju sherbeje si pjese e ushqimit gjate javes kur nuk keni shume kohe te kaloni ne kuzhine. E kur vjen vera mos harroni ta pregadisni kete sallate per piknik.

Perberesit

  • 1 gote thjerreza
  • 2 gota uje
  • 2 thelba huder
  • 2 luge vaj ulliri
  • borzilok & rigon te thare
  • kripe + biber te zi
  • ¼ limon
  • 1 kavanoz te vogel qiqra (te shperlare dhe kulluar mire)
  • 200 gr domate qershize
  • majdanoz

Salca

  • ½ limoni (lengun)
  •  3 luge vaj ulliri
  • 2 thelba hudre (te zier ne masen e siperme)
  • pak kripe + biber te zi

Pregaditja

Thjerrezat duhet te lahen mire dhe te zihen me perberesit tjere, perafersisht per 25 minuta ne temperature te ulet. Para se ti largoni nga zjarri e testoni zierjen dhe mund te shtoni uje nese ka nevoje apo nese ka tepruar pak atehere mund ta kulloni. Koha e zierjes dhe sasia e ujit varet shume nga lloji i thjerrezave.

Ne nderkohe, ne furri i pjekni domatet e prera ne gjysme, me pak vaj ulliri dhe kripe (10-15 min.)

Poashtu, perberesit e salces qiten ne nje ene te perzihen mire duke ja shtuar edhe 2 thelbat e hudres qe janei zier se bashku me thjerrezat. Hudren e zbutur e shtyp paraprakisht.

Ne fund te gjithe perberesit perzihen mire duke ja shtuar edhe qiqrat.

Siper e qitni magdanozin e copetuar.