thealbanianvegan.com

View Original

Dobite e thjerrezave

Dobite e thjerrezave

Thjerrezat permbajne sasi te vogel te kalorive, por permbajne shume ushqyes dhe jane bishtajore perfekte per tu ngrene gjate cdo stine, ne sallate apo gjellera dhe supa te ndryshme. Thjerrezat jane ushqim i perkryer vegjetarian dhe poashtu te lehta per pregaditje.

Ja disa nga dobite e thjerrezave:

Ule kolesterolin – Thjerrezat ndihmojne ne uljen e kolesterolit ne gjak per arsye se permban sasi te larte te fibrave te tretshme. Ulja e nivelit te kolesterolit e zvogelon rrezikun nga semundjet dhe goditjes ne zemres duke i mbajtur arteriet e pastra.

Shendeti i zemres – Shume studime kane treguar se konsumimi i ushqimeve qe kane sasi te larte te fibrave sikur thjerrezat ulin rrezikun nga semundjet e zemres. Thjerrezat jane burim i mire i folates ( i njohur si acid folik) dhe magneziumit, te cilet jane kontribues te medhenje te shendetit te zemres. Folate gjithashtu zvogelon nivelet e angiotensin-it, nje faktor i rrezikshem per semundje te zemres. Nje gote me thjerreza te ziera na siguron gati 90% te konsumimit te rekomanduar te sasise se folate. Sigurisht se e keni ndi kur permendet shtatezania, sepse kjo vitamine eshte kritike si preventive e lindjeve me defekte. Magneziumi permireson rrjedhen e gjakut, oksigjenit dhe ushqyeseve ne organizem. Niveli i ulet i magneziumit lidhet direkt me semundjet e zemres, prandaj hani thjerreza rregullisht qe ta keni zemren e shendoshe!

Shendeti i tretjes – Fibrat e patretshme qe gjinden ne thjerreza ndhmojne ne parandalimin e kapsllekut dhe crregullimeve tjera tretese sikurse sindromi i zorreve te irrituara

Stabilizimi i sheqerit ne gjak – Fibrat tretese i zene ne gracke karbohidratet, duke e ngadalesuar tretjen dhe rregulluar nivelin e sheqerit ne gjak. Kjo eshte posaqerisht e rendesishme per ata qe vuajne nga diabeti, rezistenca e insulines ose hipoglicemia.

Proteine e mire – Prej te gjitha bishtajoreve dhe arroreve, thjerrezat qendrojne ne shkallen e trete per nga permbajtja e proteinave. 26% te kalorive ne thjerrezave vijne nga proteina, prandaj jane burim i shkelqyer i proteines per vegjetarianet dhe veganet.

Rrit energjine – Thjerrezat gradualisht rrisin energjine e djegur ngadale per shkak te fibrave dhe karbohidrateve komplekse. Thjerrezat jane burim i mire i hekurit, i cili transporton oksigjenin neper trup dhe eshte celes i prodhimit te energjise dhe metabolizmit.

Humbja e peshes – Edhepse thjerrezat permbajne te gjithe keta ushqyes sikurse fibrat, proteinat, mineralet dhe vitaminat, ato prap kane pak kalori dhe zero yndyre. Edhepse nje gote e tjerrezave te ziera permban rreth 230 kalori, ju mund te ndiheni te plotesisht te ngopur.

Pjeserisht perkthyer dhe pershatur nga mbg