thealbanianvegan.com

View Original

Barishtet per gatim

Barishtet per gatim

Nje thenje e vjeter thote se “llojllojshmeria eshte ereza e jetes” e kjo eshte e vertete per cdo aspekt te jetes, duke e perfshire edhe menyren e te ushqyerit. Barishtet dhe erezat  e ndryshme, te cilat jane perdorur prej me shume se 4000 vitesh, jane menyra me e shendetshme per ta bere ushqimin e juaj te llojllojshem.

Dobite e gatimit me barishta dhe ereza jane shume me te rendesishme se sa vetem shija dhe ngjyra qe ato japin. Ato jo vetem qe japin llojllojshmeri dhe mund ti zevendesojne sheqerin apo kripen ne ushqim, por ato na pajisin me antioksidante te fuqishem duke mos i shtuar fare kalori ushqimit.

Kur eshte fjala te gatimi me barishta, vlen nje rregull i raportit ne mes te atyre te fresketa dhe te thara. Per arsye se ato te tharat jane me te fuqishme dhe me te koncentruara se sa ato te fresketat, atehere per gatim preferohet te perdoren 3 sasi te fresketa ne raport me 1 te thare. Per shembull, nese receta kerkon qe te perdoret 1 luge rigon i fresket, ju mund te perdorni nje lugez rigon te thare, pasiqe 3 lugeza jane te barabarta me 1 nje luge.

Barishtat e fresketa mund te pastrohen, te thahen mire dhe te mbeshtjellen me leter kuzhine duke i ruajtur ne qese plastike apo me se miri ne ene plastike, ne frigorifer.

Barishtat e thara duhet te ruhen larg drites dhe ne vend te terur dhe te ftohte.

Ketu eshte i bashkangjitur nje indeks visuel i disa barishteve te cilat perdoren ne gatimet e perditshme. Nese dikush nga ju ka sygjerime tjera, ju kisha lutur ti ndani me ne per arsye se une shpesh, dhe besoj qe ka te tjere, hasim ne veshtiresi per te ditur emrat korrekt ne shqip, te barishteve dhe erezave te ndryshme.