thealbanianvegan.com

View Original

Pasul me domate

Pasul me domate

Ka shume menyra se si ta kemi pasulin pjese te ushqimit tone dhe si ti korrim te mirat shendetesore te tij. Mund te shtohet ne sallate te ndryshme, ne pasta, supe apo edhe si perberes kryesor i nje shujte. Eshte poashtu edhe ushqim jo shume i kushtueshem, por qe te ngop mjaft mire.

Koha e ftohte dhe me shi, na ben qe te kemi deshire te hame dicka te lengshme dhe te ngrohte. Kete here po e ndaj me ju nje menyre tjeter te pregaditjes se pasulit. Me merr mendja qe shume nga ju sigurisht qe me teper e preferoni pregaditjen klasike te pasulit, po ja qe une asnjehere nuk e kam pelqyer aq shume, prandaj kjo eshte njera nga menyrat qe me pelqen ta pregadise ate. 

Perberesit

  • 1 ½ gote fasule
  • 1 luge vaj kokosi
  • 2 qepe
  • 6 thelba huder
  • 1 kanaqe e madhe domate ose domate te fresketa
  • 3 gjethe dafine
  • 2 gota uje
  • 1 luge biber te tymosur
  • kripe + biber te zi
  • kale (ose spanaq, magdanoz)

Pregaditja

Pasuli duhet te qendroje ne uje per disa ore (preferohet gjate nates).

Para pregaditjes pasuli pastrohet mire dhe kullohet.

Ne tenxhere fergohet qepa ne vaj kokosi per disa minuta derisa fillon te zbutet pak.

Shtohet hudra e grimcuar dhe vazhdon fergimi edhe per 1 minute dhe pastaj shtohen te gjithe perberesit tjere dhe zihen ne temperature te ulet,  per 1 ½ – 2 ore dhe te mbulur me kapak. Koha e zierjes varet nga lloji i pasulit.

Kur zierja perfundon shtohen gjethet e preferuara, te prera imet.