thealbanianvegan.com

View Original

Suxhuk me perime & ve te pjekura

Nuk ben te kaloj dimri pa e postuar nje recete qe permban suxhuk:) Edhepse nuk eshte i shendetshem une ndjej mallengjim sa here qe e ha. Me zgjon nostalgji per kohen e kaluar te femijerise, kur jashte binte bore e mbreteronte ftohte, por ne shtepi ishte ngrohte dhe kundermonte era e suxhukut, zakonisht e kombinuar me ndonje lloj buke apo samun (pitalke) apo pogaqe. Me duket qe dimri nuk ka lezet pa ngrene suxhuk, e mendoj se ka edhe shume nga ju qe e ndjeni te njejten kenaqesi. Kete here po e ndaj nje recete qe eshte shume e lehte dhe e shpejte te pregaditet per mengjez gjate diteve kur jeni me te ngarkuar me obligime.

Perberesit (per 1 servim)

50 gr djath dhie (apo feta)

1 gote kale apo spanaq (te prere imet)

disa domate qershize (te prere ne gjysme)

1 ve

suxhuk te prere rrathe (sipas deshires)

 

Pregaditja

E parapregaditni furren ne 180grade dhe e lyeni me pak yndyre enen qe do ta perdorni, duhet te jete e vogel.

Ne nje ene e perzieni kale apo spanaqin me djath (e leni vetem pak per fund). Pastaj e qitni ne enen per pjekje duke e hapur nje rreth ne mes te mases ku do ta qitni vezen. Anash i shtoni domatet dhe suxhukun. Ne fund i shtoni djathin feta te grimcuar dhe e futni ne furre per 10 min. apo derisa ve-ja te pregaditet sipas deshires suaj.

Shpresoj te ju pelqej edhe juve aq sa me pelqen mua:)