thealbanianvegan.com

View Original

Toptha energjie

Keta toptha jane shume te pershtatshem per tu ngrene nese e ndini vehten pak te lodhur, zakonisht ne mesdite per te ju dhene energji ose doni te hani dicka te embel. Keta toptha permbajne plot fibra dhe ushqyes tjere te shendetshem dhe poashtu nuk ka nevoje per pjekje. Me ndihmen e procesorit te ushqimit topthat pregaditen mbrenda vetem disa minutash.  Edhepse jane te shendetshem dhe te shijshem une ju sygjeroj qe mos te konsumoni shume, prandaj mund ti ruani per 2-3 jave ne frigorifer apo ben edhe te ngrihen.


Perberesit

1 ½ gote fruta arrore ( lajthia, bajame, arra)

12 hurme te buta

2 luge vaj kokosi

2 luge gjalpe kikirriku (qe nuk permban kripe)

2 luge kakao te paperpunuar

1 lugez  kanelle

¼ lugez kripe, nese gjalpa e kikirikut nuk permban kripe

Pregaditja

Te gjithe perberesit i vendosni ne procesor the i perzieni deri sa te krijohet mase qe eshte e bute dhe e lehte per te formuar topthat. Nese deshironi mund ti kaloni pak ne kokos dhe i vendosni ne frigorifer te qendrojne per 1 ore derisa topthat te forcohen.

Nese hurmet nuk jane te buta atehere tekstura e topthave do te ndryshoje. Poashtu edhe nese masa pefundimtare nuk eshte e lehte per te krijuar topthat atehere mund te shtoni edhe disa hurme apo edhe pak uje.