thealbanianvegan.com

View Original

Rizoto me kepurdha ne furre

Rizoto me kepurdha ne furre

Orizi eshte nje nder kulturat e ushqimit me te rendesishem ne bote. Nuk permban gluten, prandaj eshte nje nder ushqimet me te njohura si jo alergjik. Per shume njerez qe ka alergji ne gluten, orizi eshte ushqim adekuat dhe plot ushqyes, duke perfshire lloje te ndryshme te vitamines B, D, kalcium, fibra, hekur dhe shume minerale esenciale per organizmin tone.

Edhepse orizi sjell shume dobi, te gjitha llojet nuk i kane te njejtat vlera ushqyese. Orizi integral eshte shume me i pasur me vlera ushqyese, se sa orizi i bardhe. Nese dy here ne jave hani oriz integral, mund ta zvogeloni rrezikun nga diabeti i tipit-2, ndersa nese rregullisht hani oriz te bardhe rreziku nga diabeti rritet per 20%?

Edhepse duke i ditur te gjitha keto arsye, une po rrefehem se rizoto me pelqen teper shume, dhe rralle ndonjehere i jap vehtes mundesi te shijoj kete ushqim te shijshem duke u bazuar ne receten origjinale e cila pregaditet me oriz te bardhe. Une nuk besoj ne idene se duhet ti ndalojme rreptesisht te gjitha llojet e ushqimeve qe nuk jane super te shendetshme, sepse kenaqesia qe te sjelle nje ushqim i shijshem ja vlen qe ndonjehere te ndihesh edhe keq apo fajtor.

Kjo recete bazohet nga ajo origjinale por qe pregaditet ne furre keshtu qe nuk duhet te e perzieni masen gjate tere kohes deri sa te zihet.

Perberesit

  • 400 gr / 2 gota oriz
  • 100 gr kepurdha te terura
  • 100 ml vere te bardhe
  • 1 qepe
  • 2 thelba huder
  • 1 liter leng supe
  • 250 ml uje
  • vaj ulliri
  • gjalpe
  • kripe + biber te zi

Pregaditja

Furra nxehet paraprakisht ne temperature 200 ℃.

Fillimisht kepurdhat e terura duhet te zbuten ne uje te nxehte perafersisht rreth 15 min. Pastaj i shtrydhni mire duke e rezervuar ujin, i cili do te perdoret me vone.

Lengu i supes perzihet me uje dhe vlohet pak e pastaj duhet te rrije i nxehte deri sa te shtohet ne masen qe do te pregaditet.

Ne nje tenxhere te thelle e fergoni qepen deri sa te zbutet pak, pastaj i shtoni kepurdhat dhe hudren e grimcuar dhe i fergoni se bashku edhe per disa minuta. E shtoni kripen dhe biberin, pastaj veren dhe e leni te avullohet para se ta shtoni orizin. Ne fund e shtoni tere sasine e lengut edhe pak uje te rezervuar nga kepurdhat. E futni ne furre dhe zierja mund te zgjase 30-40 min., varesisht nga fuqia e furres dhe lloji i orizit. Tekstura duhet te jete jo shume e thate, pra pak e lengshme. Pasi te perfundon zierja mund ti shtoni pak gjalpe dhe djath parmezan. Une poashtu siper i shtova rreth 250 gr kepurdha te fresketa te ferguara ne tigan me pak vaj ulliri dhe huder. Ne fund i shtoni pak kripe dhe biber te zi. Kjo shtese e thekson edhe me teper shijen e kepurdhave. Para se ta hani i shtoni edhe leng limoni.