thealbanianvegan.com

View Original

Gjelle vegjetariane

Kjo eshte nje nga ato ushqimet qe te ben te ndjehesh super shendetshem dhe plot energji. Patatja e embel, eshte nje nder burimet e patejkalueshme natyrale te beta-karotines, prandaj ne kete recete ia dhashe rolin kryesor. Disa studime te fundit kane treguar se kjo patate ka aftesi superiore pe te ngritur nivelin e vitamines A, i cili eshte veqanerisht i rendesishem per femijet.  Jane burim i mire i vitamines C, B6, B1, B2, dhe permbajne potasium, fibra. Poashtu permbajne edhe vitaminen D, i cili eshte tejet kritik per sistemin imunitar dhe shendetin ne pergjithesi gjate sezones se dimrit.

Zgjedhni patatet e embela qe jane te forta dhe nuk posedojne ndonje carje, shtypje apo pjese te bute. Shmanguni atyre qe gjinden ne frigorifer sepse temperatura e ftohte e ndryshon shijen e tyre negativisht. Nese bleni patatet e embela qe jane te rritura ne menyre organike, atehere mund ta hani edhe levoren. Nese i bleni ate qe jane te rritura ne menyre konvencionale, duhet ti qeroni levoren sepse ajo trajtohet duke u  lyer me parafine. Mund te konsumohen ne menyra te ndryshme, te pjekura, si pure, apo ne avull. Mund te shtohen ne gjellera te ndryshme, supe apo edhe ne embelsira.

Kjo gjelle ka shije te mrekullueshme dhe eshte e pershtatshme te konsumohet ne dite te ftohta. Te jep ngrohtesi dhe te ben te ndihesh mire.

Perberesit

2 patate te embela (te medha)

2 patate (te vogla)

1 spece te kuq

1 kungulleshe

3-4 karrota

disa kepurdha

1 qepe

2-4 thelba huder

1 gote salce domatesh

2 luge vaj ulliri

1 lugez turmerik

kripe+biber te zi

majdanoz

rozmarine


Pregaditja

Te gjithe perberesit duhet te prehen ne forme dhe madhesi te deshiruar, mundesisht madhesite te jene te ngjashme sepse kjo ndihmon qe te gjitha perimet te zihen ne kohe te njejte.

Ne vaj ulliri fergohet qepa per 5 minuta dhe pastaj shtohen te gjitha perimet dhe fergohen edhe per disa minuta. Pastaj shtohet salca e domateve dhe te gjitha melmesat dhe uje sipas nevojes. Zihet ne temperature me te ulet se mesatare, perafersisht per 1 ore. Ne fund i shtohet majdanozi.