thealbanianvegan.com

View Original

Salca hummus

Salca hummus mund te perdoret me ushqime te ndryshme dhe perveq shijes se mrekullueshme eshte poashtu edhe e shendeteshme. Kjo salce mund te blehet e gatshme por une e preferoj te pregadise vet per arsye se salca e blere mund te kete aditive te shumte dhe perberesit mund te jene te kualitetit te dobet. Qiqrat jane burim i proteinave bimore prandaj ju japin plot energji. Poashtu permbajne fibra te cilat e rregullojne sistemin e tretjes.

Sasia qe une e sygjeroj duket qe eshte shume por me besoni se edhe juve do te ju pelqej prandaj nuk do te ju qendroje gjate ne frigorifer.

Perberesit

1 kanaqe e madhe qiqra te konzervuar (780gr)

⅓ gote fara susami te bluara

2 thelba huder

1 ½ leng limoni

½ levore limoni

½ gote vaj ulliri (apo ¼ gote vaj + ¼ gote uje)

1 lugez cumin

½ lugez kripe

¼ biber te zi

Pregaditja

Se pari qiqrat duhet te shperlahen mire dhe te kullohen (kujdes qe te mos kene kripe te shtuar)

Susami mund te bluhet paraprakisht apo edhe te perdoret si fare.

Ne procesor ushqimi se pari e bluani hudren.

Pastaj i shtoni te gjithe perberesit tjere perveq vajit. E tera bluhet mire dhe gradualisht e shtoni vajin derisa te fitohet masa e deshiruar.

Sasine e melmesave mund ta ndryshoni sipas shijes.