thealbanianvegan.com

View Original

Matjet ne kuzhine

Sa here qe du me shkru receta ne shqip une kam problem se si ti gjej emrat e shume perberesve. Tani kur shume artikuj jane te pranishem ne tryezat tona une mundohem me i hape veshet e syte per te kuptuar se cfare emra perdoren, por ato nuk jane gjithkund te njejta. Poashtu e njejta gje vlen edhe kur eshte fjala per sasine dhe menyren e matjes se perberesve. P.sh. ne shume receta e gjej te shkruar 1/2 luge caji kripe apo 1 filxhan sheqer.

Eshte shume a pakjarte se a behet fjale per caj apo kripe? E lexon receten dhe nuk e di cfare filxhani eshte, i madh, i vogel? Une filxhanat i kam madhesi tjeter kurse miket e mia i kane te madhesive tjera. Pra nuk e di si te bej matjen e sakte te perberesve. Eshte absurde qe edhe ne kohet e sotme te mos e kemi nje standard te ketyre matjeve ne kuzhine. Poashtu eshte e mundur qe luga e cajit eshte perkthim direkt nga gjuha angleze, teaspoon=luge e cajit. Ne anglisht eshte shume e lehte te perdoret kjo fjale e poashtu edhe si shkurtese, tsp., por ne shqip nuk mendoj qe eshte e kuptimte. Fjalet shume here perkthehen por ato edhe duhet te pershtaten qe te kene kuptim te arsyeshem.

Kur i lexoj recetat ne gjuhe te tjera, p.sh anglisht eshte shume e kjarte se “tablespoon” eshte nje luge e madhe ndersa “teaspoon” eshte luge e vogel. Apo kur thuhet “cup” dihet se cfare madhesi standarde te perdoret.

Prandaj une vendosa qe ne recetat e mija do ti perdori keto standarde qe tani per tani me duket se e bejne me te lehte spjegimin dhe kuptimin e recetave te mia.

1 luge= 15 gr (luga e madhe e supes/gjelles)

1 lugez= 5gr (luga e mesme)

 

1 gote perberes te terur (125 gr)

1 gote perberes te lenget (250 dcl)