thealbanianvegan.com

View Original

Salce e thjeshte domatesh

Kjo salce eshte klasike per arsye se mund te perdoret si baze edhe per shume ushqime tjera dhe poashtu mund edhe te pershtatet per te pregaditur salca tjera domatesh. Por me duhet te theksoj se sekreti ne krijimin e kesaj salce te shijshme qendron ne qualitetin e mire te domateve. Pra zgjedhni domatet e embela dhe te pjekura mire.

100 ml vaj ulliri

1-2 qepë të grimcuara

3 thelba hudre të shtypur

1 kanaqe e madhe domate të konzervuara apo domate te fresketa

1 lugëz rigon

borzilok të grimcuar

kripë & biber të zi

Nxehet vaji në tenxhere dhe fërgohet qepa derisa të zbutet pak. I shtohet kripa dhe biberi sepse keto i ndihmojnë qepës të zbutet më shpejtë dhe të jetë më fragrante. Shtohet hudra dhe përzihen mirë edhe për 2 minuta. Nëse preferoni të përdorni verën atëhere e qitni tash dhe e prisni derisa të avullohet pak. Pastaj shtohen domatet dhe salca zihet në temperaturë të ulët përafërsisht 30 minuta. Pas përfundimit të zierjes mua më pëlqen ta bluaj salcën në blender por kjo nuk është e domosdoshme. Nëse juve ju pëlqen te shijoni teksturën e domateve të grimcuara atëhere nuk keni arsye ti bluani fare.

Mund te sherbehet me keto shpageta.