thealbanianvegan.com

View Original

Pasta me perime te pjekura

Kjo është një ndër recetat për pasta qe unë më së shumti e adhuroj. Edhepse duhet pak më tepër kohë për prerjen e perimeve, besoni që ja vlen sepse në fund do të shijoni pastat te cilat kur përzihen me perimet e pjekura në furrë ato marrin një shije të mrekullueshme.

Perberesit

2-3 kungulleshka te prera per se gjati

3-4 speca shumengjyresh te prere per se gjati

3-4 karrota te prera per se gjati

1 qepe te prere ne rrathe

2-3 thelba huder

vaj ulliri

ereza te ndyshme (borzilok, regon, rozmarine)

krip & biber te zi

 

Pregaditja

Nxehet furra ne 200 ºC.

Te gjithe perberesit qiten ne tepsi dhe perzihen mire. Tepsia futet ne furre per 20-30 minuta derisa perimet te piqen sipas shijes suaj.

Derisa perimet jane ne furre, zihen pastat e e juaja te preferuara.

Perzihen perimet me pasta dhe servohen me parmesan.