thealbanianvegan.com

View Original

Mengjez drithola (granola)

Te gjithe e dijme qe shujta me e rendesishme eshte ajo e mengjezit. Ushqimi i mire qe ne fillim te dites do te ju sherbeje qe te keni plot energji dhe poashtu te konsumoni me pak ushqime jo te shendetshme. Por sa nga ne kemi kohe qe cdo dite ne mengjez te shpenzojme minutat e rendesishme duke pregaditur ushqim te shendetshem dhe te shijshem? Prandaj une preferoj qe nje pjese te vikendit ta kaloj duke parapregaditur ushqimet e mundshme qe te ma lehtesojne javen ne vijim. Drithola krokante eshte nje nga ushqimet e mia te preferuara per mengjez. Permban fibra dhe eshte e mbushur me plot vitamina te cilet ndihmojne qe per disa ore te ndjeheni te ngopur dhe plot energji.

Receta e meposhtme eshte vetem nje lloj udhezimi por disa nga perberesit mund ti zevendesoni me dicka qe ju mund te preferoni me shume. Poashtu edhe sasine e perberesve mund ta ndryshoni. Testoni derisa te krijoni shijen qe ju e pelqeni me shume.

Perberesit

2 gota tershere

1 gote fruta arrore (arra, bajame, lajthia etj.)

1 gote fruta te thara (rrush, kajsia etj.)

3 luge mjalte

1/4 gotes vaj kokosi

1 lugez kanelle

¼ lugez kripe

kokos te grimcuar

Pregaditja

Nxehet furra ne temp 160 celzius. Tepsia shtrohet me leter per pjekje. 

Te gjitha frutat arrore i grimconi ne copa te madhesise se deshiruar. Te gjitha keto perzihen se bashku me tersheren.  Shtoni kripen dhe kanellen. I perzieni mire dhe i qitni ne tepsine e pregaditur. 

Ne nje ene tjeter e perzieni mire mjalten dhe gjalpen dhe i nxehni vetem pak, derisa te perzihen mire. Kjo ndihmon qe perberesit te ngjiten me mire dhe me lehte. E qitni siper mases se pare dhe i perzieni mire me luge apo ben edhe me duar. 

I futni ne furre per 20 -30 minuta duke i prezier here pas here. Koha e pjekjes mund te ndryshoje te secili prandaj keni kujdes sepse koha e tepruar e pjekjes mund te rezultoje ne shije jo te kendshme. 

Ne 2-3 minutat e fundit e shtoni kokosin. 

Kur te perfundoje pjekja, shtoni te gjitha frutat e thara te grimcuara. 

Drithola duhet te qendroje jashte derisa te ftohet teresisht. Pastaj preferohet te ruhet ne ene qelqi apo metali por kurrsesi jo ne ene plastike sepse granola do te zbutet dhe humb shijen.

Varesisht nga sasia qe e keni pregaditur drithola mund te ruhet edhe ne frigorifer apo edhe friz. 

Para se te konsumohet i duhet vetem pak minuta te qendroje ne temperature dhome per te qene e kendshme per ngrenje.